Zana Konini, Kryetare Bordi FEDinvest
Perlat Sulaj, Administrator FEDinvest
Të dashur anëtarë, kolegë dhe partnerë të çmuar,
Me shumë krenari dhe mirënjohje, festojmë sot 10-vjetorin e krijimit të FED invest, një moment kulmor i rrugëtimit tonë 33 vjeçar. Vizioni i qartë e i guximshëm, i vitit 1992, fatmirësisht është mishëruar në FED invest, një institucion i qëndrueshëm, i konsoliduar, novator, me mision të spikatur social, në pronësi dhe në shërbim të anëtarëve
Ky jubile i suksesshëm, është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të armatës së anëtarëve, të zgjedhurve dhe ekipit tonë të mrekullueshëm që ndër vite, kanë çuar përpara këtë trashëgimi, me vendosmëri, integritet e përkushtim.
Aktualisht, SHKK FED invest përfaqëson kooperativën financiare jofitimprurëse më të madhe në Shqipëri, me 54 degë urbane e rurale në mbarë vendin. FED invest-i është promotor i zhvillimit dhe sipërmarrjes, duke i shërbyer një diapazoni të gjerë të popullatës në gjithë vendin, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë e deri te SME -të e suksesshme.
Arritjet e kësaj dekade janë të shumta:
- Zgjerimi me 9 degë të reja në qytete dhe zona të rëndësishme (Kukës, Laç, Bilisht, Maliq, Tepelenë, 5-Maji, Don Bosko, Ali Demi, Xhamllik).
- Transformimi dhe brandimi i çdo dege të FED invest-it, duke ofruar standarde të larta shërbimi dhe kushte sigurie për anëtarët.
- Fuqizimi dhe përsosja e sistemit të qeverisjes kooperativeme anëtarin në qender.
- Përqafimi i inovacionit digjital, për të lehtësuar e modernizuar qasjen në financa .
- Modernizimi i Sistemit të Teknologjisë së Informacionit(FlexCube) dhe infrastrukturës ne të gjitha degët.
- Zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve të kredive dhe depozitave, futjen e llogarive rrjedhëse, pagesave utilitare, etj me realitetin financiar, gjithnjë në ndryshim.
- Ngritjen e Qendrës së Asistencës së Agrobiznesit (ABA) dhe platformës dixhitale unike – ABAonline, që ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve jo financiare për fermerët.
- Rritjen e kapaciteteve institucionale në të gjitha dimensionet.
- Zgjerimi dhe forcimi i partneriteteve strategjike me disa prej institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze si EIF, Rabobank, EFSE, JICA, CEB etj.
Ne sot krenohemi për:
• 100 mijë anëtarë të FED invest
• 73 milion Euro portofol të kredive
• 59 milion Euro portofol të depozitave
• 21% mjaftueshmëri të kapitalit
• 21 mijë anëtarë me llogari rrjedhëse
• 22 mijë anëtarë të rregjistruar në platformën abaonline.al
dhe falenderojmë: - Anëtarët për besimin që na jepni çdo ditë , qe na frymëzon të synojmë më lart dhe të shërbejmë më mirë.
- Partnerët tanë te çmuar. Bashkëpunimi, ekspertiza dhe mbështetja juaj e vazhdueshme kanë zgjeruar aftësinë tonë për t’u përshtatur dhe pozicionuar në mënyrë strategjike në një mjedis dinamik e konkurrues.
- Stafin e mrekullueshëm, që çdo ditë me durim e përkushtim punoni për të rritur aftësitë tuaja dhe cilësinë e shërbimit.
- Ndërsa i afrohemi mbylljes së këtij viti kaq domethënës, i urojmë secilit prej jush— anëtarëve, të zgjedhurve, punonjësve dhe partnerëve—një sezon festiv të mbushur me paqe, gëzim dhe energji të reja. Urojmë që viti i ardhshëm t’ju sjellë suksese të reja, shëndet të mirë dhe momente të çmuara me njerëzit që doni.
- Faleminderit që e keni shndërruar këtë vit jubilar në një moment tjetër krenarie. Me besim dhe optimizëm, presim të shkruajmë së bashku kapituj të rinj e të ndritur. me qëllim dhe me zemër, në çdo hap që do të hedhim.
- Me mirënjohje dhe respekt të thellë,








