Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA) në Mbretërinë e Bashkuar, Graeme Biggar ka pritur gjatë kësaj jave në një takim kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Ky i fundit shoqërohej nga Joni Keta, i cili sot u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ambasada e Britanisë në Tiranë ka bërë me dije se Biggar i ka akorduar një vlerësim Dumanit.
“Drejtori i Përgjithshëm i NCA-së, Graeme Biggar, priti këtë javë prokurorët shqiptarë Altin Dumani (SPAK) dhe Joni Keta (Byroja Kombëtare e Hetimit). Z. Biggar i akordoi një vlerësim z. Dumani për guximin dhe lidershipin e treguar në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar”, njoftoi ambasada britanike.








