Home Blog Page 2690

Sherr mes të miturve, dy përfundojnë në spital të plagosur. Detaje nga ngjarja

0

Dy të mitur kanë përfunduar në spital të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në afër të stadiumit “Loro Boriçi”.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shkak mund të ketë qenë një grindje e çastit, por ende rrethanat janë të paqarta.

“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç”, thote policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kaosi në Kuvend gjatë votimit për autorizimin e arrestimit të Berishës, PS kërkon përjashtimin e disa deputetëve të opozitës

0

PS kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që shkaktuan kaos në Kuvend gjatë seancës parlamentare të së enjtes (21 Dhjetor) ku u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Republikës, grumbulluan karriget në Kuvend dhe hodhën tymuese gjatë momentit që po PS votonte për autorizimin e arrestimit të Berishës.

Mazhoranca kërkon përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, ndërsa kërkesën do e dërgojë në Sekretariatin e Etikës.

Sipas ndryshimeve të reja në rregulloren e Kuvendit, ligjvënësit rrezikojnë deri ne 60 ditë përjashtim nga Parlamenti.

Në rregulloren e mëparshme dënimi maksimal ishte 10 ditë, ndërkohe që tashmë do të ketë dënime që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.

Një ditë pas vendimit të Kuvendit, caktohet data në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës

0

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Data është caktuar ndërkohë që një ditë më parë, Kuvendi i hoqi atij imunitetin dhe brenda dy orëve i dërgoi Prokurorisë së Posaçme aktin duke e njohur me vendimin e marrë.

Berisha refuzoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje me pretendimin se masa ishte vendosur në mënyrë të paligjshme nga GJKKO, pasi nuk kishte kërkuar më parë vendimin e Parlamentit për imunitetin.

Berisha u vu nën hetim për veprën penale të korrupsionit në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

 

 

 

Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e liroi atë nga qelia.

Me vendimin e saj, Apeli i zbutimi masën e sigurisë nga arresti me burg në atë shtëpiak, pasi u arrestua në tetor për privatizimin e Kompleksit Partizani më shumë se dy dekada më parë.

Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua në Rinas mbrëmjen e 20 tetorit, masë e cila u la në fuqi më pas po nga Gjykata e Shkallës së Parë. Më vonë, Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, duke e nxjerrë atë nga qelitë. Me urdhër të SPAK, Gjykata ka bllokuar edhe për rreth 25 pasuri të Malltezit. ​​

Shtyhet vendimi për studentët e Mjekësisë, GJK rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e pezullimit

0

Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik për studentët e Mjekësisë pa marrë një vendim përfundimatar.

Kjo gjykatë dëgjoi palët në lidhje me pretendimet e tyre . ndërsa rrëzoi kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës pezulluese.

Studentët kërkuan shfuqizimin si antikushtetues të disa pikave të nenit 4 dhe një pjesë të nenit .Ligji në fjalë parashikon tarifa më të larta universitare për studentët e Mjekësisë që nuk pranojnë që pas përfundimit të studimeve të punojnë për një periudhë të paktën 5-vjeçare në sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Burg apo “arrest shtëpie” për Berishën? Hoxha tregon çfarë do kërkojnë prokurorët e SPAK

0

Në një lidhje direkte me Top Story, gazetarja Anila Hoxha tha se gjasat janë që prokurorët të vendosin arrest shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Nga hyrja kryesore prej nga kalojnë pragun e godinës së posaçme të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët antikorrupsion, ku do duhet edhe ditën e nesërme të kalojnë sërish këtë prag edhe dy prokurorët e të dosjes ‘Partizani’, të cilët gjatë ditës së sotme nuk morën asnjë vendim pasi morën në dispozicion autorizimin ndaj ish kryeministrit Berisha.

Atyre iu është nevojitur më shumë kohë dhe e kanë çmuar së bashku që këtë kërkesë ta dorëzojnë ditën e premte. Ata po përgatiten ende ndërsa në godinë nuk ka asnjë prokuror ndërkohë bëhet me dije se janë afër mbarimit të arsyetimit ku ata bazohen që nuk është vendosur ende nëse do të jetë arrest me burg apo arrest shtëpiak.

Arben Kraja la të kuptohej se mund t’i drejtohen gjykatës duke e lënë në çmim të gjyqtares e cila do duhet të vendosë një masë sigurie. Ato do detyrohen të japin në seancë një vendim nëse do jenë arrest shtëpie apo në burg. Sidoqoftë, më afër mundësisë ata mund të kërkojnë masën e arrestit shtëpiak. Prokurorët janë të lirë të kërkojnë masën e sigurisë. Pritshmëritë janë që kjo çështje të shqyrtohet nga Irena Gjoka.”-tha Anila Hoxha gjatë lidhjes live në Top Story.

Arrest me burg apo arrest shtëpiak? Artan Hoxha tregon se çfarë do të ndodhë me Berishën

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarë mase sigurie do të marrë SPAK ndaj Berishës, pas lejes së Kuvendit të Shqipërisë për ashpërsimin e masës. Sipas Hoxhës, SPAK-un e çoi te kjo masë fakti që Berisha për 3 të hëna rresht e refuzoi dhe SPAK-u do të shkojë në masën e arrestit shtëpiak.

Pjesë nga biseda

Artan Hoxha: Që nga vendimi ku është votuar për të lejuar drejtësinë që të marrë një masë më të rëndë sigurie për z. Berisha, i ngelet në dorë drejtësisë që të certifikojë nëse do të kërkojë një masë tjetër, që sigurisht do ta kërkojë, dhe SPAK-un e çoi te kjo masë fakti që Berisha për 3 të hëna rresht e refuzoi, ndryshe nuk do të vinte në këtë situatë. Berisha erdhi vetë në këtë situatë. SPAK-u do të shkojë në masën e arrestit shtëpiak. Pse? Sepse ka një moshë që nuk e favorizon, vepra penale ngaj tij nuk ka peshën e veprave më të rënda si vrasjet që e bëjnë të detyrueshëm arrestin me burg. Por nga ana tjetër do të jetë problem se ku do ta vuajë Berisha masën e sigurisë, në banesën e vet, në një banesë tjetër, te Gjiri i Lalzit.

Ylli Rakipi: Nuk ndodh, nuk e bën se është në shtëpi.

Artan Hoxha: Masa e sigurisë në këtë rast do të shoqërohet, e përcakton gjykata, me monitorim. Do të bëhet me shërbim 24 orësh, patrullë policie që rri 24 orë te dera? Ne kemi patur raste kur edhe pse ka qenë 24 orë me policë, njerëzit janë vrarë në arrest shtëpiak. Kemi masa të arrestit shtëpiak që e mbulon vetëm inspektori i zonës, që kalon një herë në 3 ditë nëse është aty apo jo. Ka edhe një masë sigurie tjetër kur vendoset një aparat, një GPS, në një nga gjymtyrët dhe s’ka nevojë t’i vësh policë nga mbrapa. Tani jemi para faktit: Berisha do ta respektojë këtë masë? Si do të komunikojë ai me zgjedhësit dhe mbështetësit e tij?

A do ta udhëheqë Berisha protestën e 27 Dhjetorit? Ish-kryeministri në pritje të masës së sigurisë zbulon vendimin e tij

0

Me mbylljen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët për situatën e fundit.

I pyetur nëse është i pakënaqur me strukturat e partisë, ndërkohë që njoftoi një riorganizim, kur Gjykata e Posaçme pritet të vendosë një masë më të ashpërsuar sigurie ndaj tij, Berisha e mohoi diçka të tillë.

“Si mund të jem unë i pakënaqur kur e shoh se Partia është në këmbë në betejë. Kjo situatë kërkon disa përmirësime të mëtejshme, por partia nuk ndalet më”, tha ai.

Berisha u pyet se nëse do jetë në krye të protestës së paralajmëruar të mërkurën e 27 dhjetorit para gjykatës.

“27 është ditë proteste. Ta shohim”, tha ish-kryeministri.

Ndërsa la të sërish të hapur opsionin se ku mund të zgjedhë të kryejë masën e tij të sigurisë, në rast se do të kërkohet “Arrest në Shtëpi” për të. Më herët ai shtroi dilemën se mund ta kryejë edhe pranë selisë blu.

“Gjithçka është e hapur, por natyrisht më duhen disa … këshilla e avokatit”, përfundoi Berisha.

Arrestimi i Berishës, ‘dorëzohet’ Foltorja: Ne nuk dalim mbi vendimet e Gjykatës, jo akte dhune

0

Parlamenti votoi autorizimin që SPAK të arrestojë ish- kryeministrin Sali Berisha, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani dhe tashmë pritet që Prokurori  t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg, ose arrest shtëpie.

Masa që do të caktohet për Berishën, duke ndryshuar “detyrim paraqitje”, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi në “Studio Live” në Report Tv tha se është e paligjshme, por ndërkaq u shpreh se nuk do të dalin mbi vendimet e Gjykatës.

“Që kur u shpall non grata Berisha, oozita ka qenë në goditje nga mazhoranca. Nëse PD do kishte vulën, siglën, financat dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit do ishte një rezultat i kundër, do ishte rezultati i PS, i PD. Pra PD do kishte rezultatin që ka PS sot. Rama nuk e do Berishën jashtë, e sheh si rrezik

Po marrim arrestimin dhe dënimin e Lefter Kokës. Dorëzon mandatin me porosinë dhe këshillat e Ramës, me garancinë se nuk do dënohet. Vëllai i tij Nard Koka tha se ka pasur biseda mes tyre. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës kishte këtë lidhje. Ahmetaj u hoq nga zv kryeministër iu dha mesazhi. Ahmetaj mundohej të mos bisedonte me ne të PD. Ai ishte në rresht të fundit sepse të gjithë kolegët e tij i kishin bërë bojkot se kishin frikë që i kapnin kamerat dhe i sheh Rama.

I koordinuan veprimet, e lanë të lirë, vonuan të gjitha vendimmarrjet në Parlament dhe pasi u largua Ahmetaj atëhere nxorën urdhër arrestin dhe e shpallën në kërkim. Si mund të mos them se SPAK nuk ësht në ndikim të Ramës”, tha Baçi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arbër Hitaj për qëndrimet që do të mbajnë.

“S’kemi dalë në asnjë moment të ndalojmë vendimet e Gjykatës. Që është ndalim i paligjshëm nuk diskutohet, por nuk do dalim dhunshëm për t’u përballur me vendimet e gjykatës. Do ta pranojmë. Berisha nuk e respektoi vendimin e parë sepse u anashkalua Parlamenti”, shtoi ai.

Nata e tretë e Fest 62, si do zgjidhen finalistët nga publiku

0

Tani që kanë kaluar ethet e dy netëve të para të Festivalit të Këngës në RTSH dhe po afron finalja, 31 konkurrentët pjesëmarrës në edicionin e 62-të janë në pritje të vlerësimit nëpërmjet televotimit.

Procedura e votimit u njoftua mbrëmë gjatë natës së dytë të Festivalit, kur performuan edhe 15 garuesit e fundit. Të drejtën e votës me SMS e ka i gjithë publiku shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova.

Për të votuar interpretuesin e preferuar mjafton të dërgohet një SMS në numrin 56789 për votuesit nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët në Kosovë mund të votojnë këngëtarin më të pëlqyer duke dërguar një mesazh telefonik SMS në numrin 55789.

Më poshtë gjeni kodin përkatës për secilin prej konkurrentëve që synojnë çmimit e madh të eventit muzikor të vitit, Festivali 62 i Këngës në RTSH.