Home Blog Page 7105

Vlora ia lë vendin Burrelit/ 2 viktima dhe 2 të zhdukur, si nisi përplasja

5

Historitë dhe saga e rrëmbimeve dhe zhdukjeve pa lënë gjurmë në Vlorë, duket se ia ka lënë radhën Burrelit, me ngjarjet e fundit që po ndodhin në këtë qytet.

Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, rrëmbimet pa gjurmë që po ndodhin në Burrel, rrjedhin nga një histori kriminale e nisur në Londër dhe që deri tani ka lënë 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Duke bërë një rezume të shkurtër të ngjarjeve kriminale, Hoxha tregoi se në datë 5 gusht u zhduk Klevis Lleshi 21-vjeç.

Sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, 21-vjeçarin e morën duke e rrëmbyer dhe u zhduk.

Zanafilla nisi në vitin 2012, kur Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevisit ka vrarë në Londër Agim Hoxhën, thotë gazetari Hoxha.

Vrasësi Arben Lleshi u arrestua në Angli, u dënua me burg për jetë dhe u ekstradua në Shqipëri ku po vuan dënimin. Ndërkohë që fatkeqësitë në familjen Lleshi vijojnë.

Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Pra bilanci është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel./ abcnews/

Atentati ndaj Preng Gjinit/ I plagosur edhe një adoleshent përveç turistit italian

1

Përveç një shtetasi italian, edhe një adoleshent ka mbetur i plagosur nga atentati që organizua pasditen e sotme ndaj Preng Gjinit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë kurimin e nevojshëm.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar.

Nga lënda eksplozive e vendosur ndaj automjetit tip Benz ‘A Class’, mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini nga Rrësheni.

Fenomeni “Besa”/Gratë dhe vajzat e katapultuara gabimisht nga Rama brenda Rilindjes

3

Vendimi për ta shkarkuar Besa Shahinin pikërisht në ditën e parë të shkollës e bëri akoma më të hidhur largimin nga detyra të ministres së Arsimit. Dita e parë e shkollës, supozohej të ishte momenti i saj i vëmëndjes mediatike. Në garën për “share” dhe “like” brenda Rilindjes, Shahini nuk qe imune, ndaj për ta shijuar 14 Shtatorin, bëri xhiron në shkollat fillore që herët në mëngjes.

Siç e do zakoni i Rilindjes mori me vete fotografin personal, shfrytëzoi të miturit për kolazhin e ditës, pastaj zgjodhi fotot më të bukura dhe i postoi në Facebook. Sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Por dita nuk kishte mbaruar ende për Ministren e Arsimit në detyrë. Pasdite, i trokiti papritur në zyrë Edi Rama dhe më e rëndë se prania e kryetarit, ishte ajo e Evis Kushit, pasuesja në detyrën që Besa kishte planifikuar ta mbante edhe ca muaj.

Për nga mënyra se si u zhvillua shfaqja e djeshme, duhet kuptuar se sa aksidentale dhe sa rastësore janë zgjedhjet që bëhen për në nivelet më të larta të qeverisjes. Për vite me radhë në krye të Partisë Socialiste dhe në qeveri, nga Edi Rama janë larguar në të njëjtën formë të papritur disa gra dhe vajza të tjera, që mund të konsiderohen njësoj aksidentale në politikë.

Megi Ajtyresa

E reja u katapultua në krye të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe sot nuk gjendet kund në jetën publike si përfaqësuese e socialistëve. Rama i dhuroi një post të rëndësishëm në PS, siç ishte drejtimi i forumit rinor. Megjithëse dy konkurentët e saj u tërhoqën nga gara, Ajtyresa nuk e pati problem që u zgjdh automatikisht kryetare e forumit. Nuk la asnjë gjurmë dhe me të mbaruar mandatin u mënjanua nga strukturat e partisë, për të mos u rikthyer në asnjë post drejtues gjatë qeverisjes së PS pas 2013.

Ermira Danaj

Vështirë të mbahet mend Ermira Danaj për “karrierën” në Partinë Socialiste. E emëruar nga Rama në krye të Forumit të Gruas në Partinë Socialiste ajo i dha fund eksperiencës disamujore për shkak të mosmarrëveshjeve e Edi Ramën. Mënyra si iku, ishte po aq e shpejtë, sa mënyra siç u katapultua në PS.

Keti Bazhdari

Keti Bazhdari u bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, kur u emërua në mënyrë të papritur si kryetare e grupit të punës për të përndjekurit politikë. Posti i dha mundësinë të ishte zëri i socialistëve në disa raste nga salla e konferencave në selinë e PS. Në vitin 2015 kandidoi për Bashkinë e Shkodrës dhe humbi. Nga reagimet në rrjetet sociale apo në portale, duket se qejmbetjet me Ramën e kanë distancuar nga PS.

Rudina Seseri

Ajo u prezantua si një gjeni i financave publike në Partinë Socialiste dhe në 2009 u zgjodh deputete. Pas dy vitesh në Tiranë, Seseri braktisi Ramën dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë familjes. Në intervistën e fundit që dha, e quajti Ramën një njeri të vështirë. “Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë” u shpreh ajo në një intervistë të disa viteve më vonë.

Milena Harito

Një emër tjetër kalimtar në qeverisjen e PS është Milena Harito. Ajo u shfaq në Partinë Socialiste me një buzëqeshje në fytyrë pak para zgjedhjeve të 2013. Shpejt u bë Ministre për Inovacionin dhe pas 4 vitesh nisi të flasë për familjen që kishte lënë në Francë. Pas kësaj Harito i tha “lamtumirë” Rilindjes, duke lënë pas imazhin e të njëjtës buzëqeshje të pakuptimtë.

Sonila Qato

Sonila Qato dha dorëheqjen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe për pasojë u distancua nga Rilindja pak kohë më parë, pas përplasjeve për tenderat me kompaninë “Gjoka konstruksion”. Rama e zgjodhi papritur ministre Shteti per Mbrojtjen e Sipermarrjes. “Jo nuk e dija. E mora vesh në televizor” tha ajo kur u pyet se si e mori vesh emërimin.

Gra dhe vajza që vijnë dhe ikin sikur të punonin part-time në një kompani private, në shpërfillje të kritereve dhe parimeve që funksionon karriera në një parti politike. Nuk ka rëndësi aftësia profesionale, arritjet, eksperienca, kontributet në parti apo jetën publike, kur emërohesh e për pasojë llogaridhënia në detyrën publike as nuk imagjinohet.

Fenomeni është shprehje e paaftësisë për të krijuar dhe udhëhequr një ekip me njerëz të sprovuar, të përgatitur, që promovohen në bazë të karrierave politike, aftësive dhe rezultateve në detyrë.

Për këtë arsye, shkaqet nëse rri apo ikën nga qeveria kanë degraduar tek marrëdhenia personale që ke me Edi Ramën. Ndaj është shumë normale brenda Rilindjes, ta përfitosh emërimin me një fjalë goje, por nuk është çudi pastaj të flakesh tej për një fjalë goje. ©Lapsi.al

‘Dërgoi djalin në shkollën më të shtrenjtë në vend’/ Gazetarja britanike Ramës: Çfarë nuk shkon me shkollat publike?

1

Me fillimin e viti të shkollor, gazetarja e njohur Britanike, Alice Taylor, e cila jeton në Shqipëri, i ka rënë në sy fakti që kryeministri Edi Rama e ka dërguar të birin Zahon, në një prej shkollat private më të shtrenjta në Shqipëri.

“Kryeministri Edi Rama e dërgoi të birin në një prej shkollave më të shtrenjta të vendit. Ajo kushton sa gjysma e pagës së tij mujore, çfarë nuk shkon me shkollat publike?”, pyet ajo.

“The World Academy of Tirana” është një shkollë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2010.

Ndonëse në ligjërimin e tij publik Edi Rama ngre në qiell mësimëdhënien në shkollat publike, djalin ia beson një shkolle private.

Një gjë e pazakontë për cilindo kryeministër të majtë, që duhet të japë shembullin personal duke i besuar publikes.

Edhe pse të tilla vendime duken të zakonta për shumë prej politikanëve shqiptarë që tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë.

Image

 

Artan Hoxha “zbërthen” atentatin ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto: Minat me sahat vijnë nga…

0

Shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e sotme në një makinë tronditi Tiranën. Gazetari Artan Hoxha u shpreh se nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar.

makina preg gjoni

Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.

Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri. Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”,  tha ai në Abc News.

Ai tha se ngjarja e sotme është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma. Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës.

Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali. Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përçojnë, ‘se ne të vrasim kudo që të jesh’.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.

Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera” tha ai.

Busti i xhaxhait të Haxhi Lleshit në Dibër, historianët kundër: Bashkëpunëtor i jugosllavëve! Dëbuan mbi 40.000 banorë

1

Në Dibër të Madhe, pas disa ditësh pritet të zhvillohet ceremonia e vendosjes së bustit të Aqif Lleshit. Sipas histori-anëve, ky i fundit është xhaxhai i Haxhi Lleshit, një prej eksponentëve kryesorë komunistë, President i Shqipërisë në vitet e diktaturës. Veprimtaria e nipit nuk do të kishte asnjë rëndësi nëse xhaxhai do të ruhej në kujtesën e dibranëve si patriot apo kontributor në zhvillimin e vendit.

Historianët thonë se pikërisht Aqif Lleshi, bashkë me të vëllanë, Halitin, i cili do të ekzekutohej si tradhtar, ka qenë një nga bash-këpunëtorët e ngushtë të drejtuesve të kauzës shoviniste serbomadhe në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Përmes dokumentesh vjen portreti i burrit, që dibranët po duan ta nderojnë përmes një busti. Ai ka qenë një nga rekrutuesit e shqiptarëve që u ekzekutuan në Tivar nga Haxhi Lleshi. Atëherë, cili do të ishte ‘përfitimi’ dhe mesazhi që i drejtohet brezit të ri, duke nderuar një figurë të tillë?!

A DUHET PERURUAR BUSTI I AQIFLLESHIT NË DIBËR TË MADHE?*

Më datë 23 shtator 2020, në Dibër të Madhe do të inaugurohet busti i Aqif Lleshit, njërit ndër bashkëpunëtorët e kauzës shoviniste serbomadhe në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, jo vetëm në krahinën e Dibrës, por në mbarë hapësirën shqiptare. Që ironia të jetë edhe më e madhe, pas tërë kësaj ceremonie të shëmtuar qëndron Këshilli Komunal i Dibrës. Nuk e kemi të qartë se cilat kanë qenë arsyet dhe mbi cilat fakte është mbështetur, kur ka vendosur të marrë një haptë tillë, kur dihet mirëfilli se të gjitha burimet arkivore në Ti-ranë, Prishtinë, Shkup dhe Beograd tregojnë se Aqif Lleshi së bashku me vëllanë e tij, Halit Lleshin, ishin zbatues të vendo-sur të politikave antishqiptare të Nikolla Pashiqit, S.Vukmanoviç Tempos, Rankoviçit  etj. Por, kush ishinvëllezërit Lleshi dhe çfarë thonë burimet relevante të kohës? Vëllezërit Halit e Aqif Lleshi në historiografinë shqiptare e më gjerë konsiderohen si dy figurat më të besuara të politikës serbomadhe. Miqësia e tyre me Beogradin daton që nga viti1915, kur para Milisav Jeliç (bashkëpunëtor i Nikolla Pashi-qit) betohen se do t’i zbatojnë me përpikëri detyrat e dhënanga qeveria e Mbretërisë Serbe. (Milisav Jeliç: Halit Lleshi kaqenë vazhdimisht për bashkëpunim më të ngushtë me Serbinë dhe i qëndronte gjithmonë rob ndaj fjalës së dhënë).

Që të dy, gjatë Luftës së i Botërore u rreshtuan në radhët e Ushtrisë serbe dhe për dy vjet rresht (1916-1918) si ushtarë të Esat Pashë Toptanit së bashku me ushtrinë serbe qëndruan në ishullin e Korfuzit. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, kur ushtria serbo-malazeze pushtoi Dibrën e Poshtme, Lumën dhe Hasin, në këto krahina, krahas vendosjes së administratës së dhunshme civile, pushtuesit serbë themeluan edhe një këshill me emrin “Këshilli i shqiptarëve të organizuar”, në krye të të cilit qëndronin disa mercenarë (esadistë), si YmerEfendiu, Halit e Aqif Lleshi, Taf Kaziu, Alush Aga i Lumësetj. Në kuadër të këtij këshilli u formuan njësi të xhandarmërisë, të cilat qenë nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jash-tme të Mbretërisë së SKS-së, përkatësisht, të konsullit të saj nëDibër, Nikolla Jovanoviç. Të tilla batalione u formuan dy nëDibër nën komandën e Halit Lleshit dhe të Tafë Kaziut, si dhe një në Lumë, që drejtohej nga Alush Aga i Bicajve. Ndër këto batalione, besueshmëri më të madhe tek autoritetet politike e ushtarake serbe pati batalioni që udhëhiqej nga Halit Lleshi.

Këtë e pohonte komandanti i Armatës së III, i cili përmes një letre kërkonte nga Ministria për Punë të Jashtme që batalioni i Halit Lleshit të shpërblehej për besueshmërinë e dhënë ndaj politikës serbe:”…Te batalioni i Halit Lleshit nuk mbisundon çrregullimi dhe disiplina. Batalioni i Halitit jo vetëm se nuk duhet çarmatosur e të konsiderohet si i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë në front, porse duhet shpërblyer dhe të pranohet haptazi besueshmëria, lojaliteti dhe gatishmëria që me urdhrin tonë të futet menjëherë në aksion dhe të njëjtin ta kryejë me dëshirën më të madhe.

Në këtë pikëpamje, batalioni i Halitit është më i mirë dhe më i sigurt se të tjerët, sepse nuk ka tradhtuar, siç është rasti me batalionin e krahut të djathtë…”.Në gusht të vitit 1920, kur paria e Dibrës dhe e Lumës, me nëkrye me Elez Isufin, organizoi kryengritje të përgjithshme përçlirimin e këtyre krahinave shqiptare, thuajse tërë paria e Di-brës u rreshtua përkrah kryengritësve në përjashtim të dy vëllezërve Lleshi, Haliti dhe Aqifi, të cilët si agjentë të politikës serbe, me batalionin e tyre qenë rreshtuar për krah ushtrisë armike, përkatësisht asaj të SKS-së. Siç është e njohur botërisht pas shuarjes së kryengritjes, Ushtria serbe së bashku me mercenarët shqiptarë, përfshi këtu edhe dy vëllezërit Lleshi, dëbuan mbi 40.000 banorë shqiptarë nga këto dy krahina, të cilët u vendosën në Tiranë, Elbasan e Shkodër, dogjën e shkatërruan mbi 140 fshatra, 738 persona (gra, fëmijë, pleq, burra) u vranë apo u dogjën të gjallë; u shkatërruan tërësisht 6.248 shtëpi, 101magazina dhe dy dyqane, 113 mullinj, 50 teqe, 18 xhami; u plaçkit apo u shkatërrua 11.057.750 kg drithë, u rrëmbyen 6.228bagëti të imëta e të trasha dhe 1.535 kuaj. Si rrjedhojë të asaj dhe të veprimeve te tjera antishqiptare, Halit Lleshi u vra si tradhtar i kombit në vitin 1923 nga ana e disa atdhetarëve shqiptarë të Dibrës së Poshtme. I vëllai i tij, Aqifi vrasjen e Halitit e konsideroi si një vrasje të “porositur” drejtpërdrejt nga Ahmet Zogu.

Menjëherë pas kësaj, Aqifi sëbashku me familjen e tij e të vëllait u arratis në Beograd, ku vazhdoi t’i shërbente politikës serbomadhe, për të cilën ai qebetuar. Kjo dëshmohet edhe në Elaboratin e hartuar në vitin1929 nga atasheu ushtarak jugosllav në Tiranë, në të cilin ndër të tjerave thuhet: “Aqif Lleshi – i njohur si kundërshtar i A. Beut dhe miku i ynë…”. Falë kësaj miqësie, qeveria e atëhershme Mbretërore Jugosllave me fondet e veta shkolloi të birin e Aqifit, Mustafën, dhe të birin e Halitit, Haxhi Lleshin. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Ushtria fashiste italiane, me urdhër të qeverisë jugosllave, Aqifi së bashku më të birin dhenipin e tij vendoset në Dibër të Madhe, nga ku përpiqen të krijojnë klimë për një kryengritje të financuar dhe menaxhuar nga jugosllavët.

Më vonë, përkatësisht pas kapitullimit të Italisë dhe formimit të organizatës nacionaliste shqiptare “Lidh-ja Dibrane”, në të cilën u kyç thuajse e tërë paria e atëhershme dibrane, në përjashtim të Aqifit e të Haxhiut, të cilët vazhdonin t’i shërbenin Ozna-s (UDB-së), vetëm se tash e kishin ndërruar gëzofin, duke u shndërruar në komunistë. Ata meurdhër të Svetozar Vukmanoviq-Tempo (i deleguari speciali KQ LKJ-së dhe i Titos për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dheGreqi), në tetor të vitit 1943 arritën ta dëbojnë udhëheqjenpolitike e ushtarake shqiptare nga Dibra e Madhe për ta ven-dosur atë jugosllave. Menjëherë pas kësaj në Dibër erdhi Tempo, i cili në fjalimin e tij të gjatë, Dibrën e Madhe e shpalli sinjë “Zonë të lirë jugosllave”.

Rrjedhimisht u vendos adminis-trata jugosllave në vend të asaj shqiptare dhe në vend të shkollave shqipe u hapën shkollat jugosllave. Një dukuri e tillëzgjati deri në nëntor të vitit 1943, kur paria dibrane me nëkrye Ali Maliqin, Uk Camin, Hysni Demën, Fiqiri Dinen, Shem-si Hatipin etj., pas një kryengritjeje të shpejtë arritën t’i dëbojnë komunistët jugosllavë dhe ata shqiptarë me në krye Haxhi e Aqif Lleshin, me çka Dibra e Madhe sërish u shpall qendra politike, kulturore dhe arsimore e prefekturës. Mirëpo, gjatë Luftës se Dytë Botërore, Aqif Lleshi, i dërguar nga jugosllavët, veproi aktivisht në Prefekturën e Dibrës për të nisur dhe shpërthyer atje luftën civile mes shqiptarëve dhe për ngritjen atje të pushtetit komunist jugosllav.

Në arkivat e Shqipërisë ka fakte të shumta për ketë veprimtari. Po përmendim vetëm dy ngjarje në Peshkopi dhe në Dibër të Madhe, në vitin 1943. Në betejën e Peshkopisë, 19 tetor 1943,mes forcave nacionaliste, ku merrte pjesë gjithë paria e Dibrës nga njëra anë dhe nga ana tjetër forcat nacionalçlirimtare, ku merrte pjesë batalioni i rekrutuar nga Aqif Lleshi prej 100mercenarësh, bashkëngjitur edhe batalioni serbo-maqedonas prej 60 vetash i komanduar nga ultra-shovinisti Peter Brajeviç (i cili më vonë mori pjesë në betejën e Drenicës kundër Shaban Polluzhës, ku humbi edhe njërën këm-bë, si edhe më pas kryegjyqtar në qyqin kundër Gani Kryeziut në Beograd për ta dënuar atë me vdekje, por nuk e lejuan britanikët). Paria e Dibrës kërkoi vetëm që të largohej batalioni i huaj nga Peshkopia dhe të mos kishte luftë mes shqiptarëve. Por shtabi komunist refuzoi. Ndërhy-ri edhe oficeri britanik Hends, por nuk u dëgjua.

Në raportin e Njazi Islamit, komisar i batalionit partizan të Dibrës, drejtuar Shtabit të përgjiths-hëm NÇ, më 24.10.1943, lexojmë “Parija, tue pase ne mbanim gjithnjë pozitat tona e tue marrë sipretekst që ne s’e kishim mbajtur fjalën që kishimdhanë se do të largojshim partizanët jabanxhinj, rrethojnë Pëshkopinë. Tue e pa këtë gja, zëmëprita luftimi. Puna u ashpërsue keq. Atëhere delpërsëri kapiteni anglez, i cili kërkon me kam-bëngulje që të mbajmë fjalën e dhanë dhe t’i heqim partizanët e huaj”.

Në këtë luftë u vranë dhe u plagosën 60 nacionalistë dhe disa partizanë, mes tyre u vra edhe malazezi Vllado Rakoceviç i batalionit serbo-maqedonas, që më në fund u largua për në qyte-tin e Dibrës. Sipas Lutfi Rusit, agjent i Beogradit” çeta partizane e Sharrit, nën komandën e Petar Brajoviç- Gjuro, ndërhyri menjëherë në luftimet e Peshkopisë dhe partizanët e kësaj çete treguan trimëri të rrallë, duke kontribuar që të thyhet rrethimi i qytetit dhe të zmbrapsen forcat mercenare të bajraktarëve”(Botimi “Lufta civile ne Shqipëri1943-1945”).

Beteja tjetër e përgjakshme u bë më 27-31 tetor1943 në qytetin e Dibrës. Edhe këtu merrnin pjesë batalioni i Aqif Lleshit edhe batalioni serbo-maqedonas i Peter Brajeviç. Gjatë luftimeve nëDibër, forcat nacionaliste humbën 70 luftëtarë, ndërsa forcat partizane 5 të vrarë dhe 12 të pla-gosur. Një luftë civile e nxitur dhe e realizuar nga sllavo-komunistët dhe veglat e tyre sh-qiptare, si Aqif Lleshi etj. Haxhi Lleshi i shkruante Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH më 21 tetor 1943, pra dy ditë pas betejës së Peshkopisë: “Një fjalim që mbajti Tempo në Kërçovë drejt vijës së luftës sonë, tha se së shpejti edhe në Dibër do të ngrehim flamurin maqedonas dhe në rast se do të kundërshtojnë reaksionarët, do ta ngrehin Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Kjo, shumë me vend”, shkruante me dorën e tij Haxhi Lleshi. Pas mbarimit të LDB-së, Haxhi Lleshi u emërua ministër i Punëve të Brendshme të Qeverisë së RP të Shqipërisë(1944-1946). Si ministër i Punëve të Brendshme, ai bashkëpunoi ngushtë me qeverinë jugosllave dhe në marrëveshje me min-istrin e Brendshëm të Jugosllavisë Rankovic realizuan vrasjen e 1000 shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë që kalonin nëpër Shqipëri dhe brenda territorit të Shqipërisë (Kukës, Pukë, Shkodër, Ulqin) gjatë muajve mars-prill 1945, kur kolonat me shqiptarë të rekrutuar edhe nga trevat shqiptare të Tetovës, Shkupit, Dibrës, (eshaloni i dytë) shkonin për t’u asgjësuar në Tivar për spastrim etnik të Kosovës dhe trevave shqiptare në Maqedoni.

(Masakra e Tivarit ku u vranë pabesisht 3447shqiptarë të pafajshëm dhe u zhdukën shumë të tjerë).E pohojnë këtë dokumentet jugosllave (Arkivi i LNÇJ nr.9/4 K1411; Arkivi i Kosovës, F OKKM-k10/29, 335 dhe dokumentet shqiptare(AQSH, F206, v 1945). Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-ë. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”. (Arkivi i MJ të Shqipërisë, dosja 191,v.1949)

Në të vërtetë, ministër i Brendshëm në vitin 1945 kur urealizua masakra e Tivarit ka qenë Haxhi Lleshi, jo Koçi Xoxe, por qeveria shqiptare e fshehu emrin e Haxhi Lleshit. Ndër-sa Aqif Lleshi ka qenë rekrutuesi i shqiptarëve në krahinën e Dibrës për t’i çuar ata si mish për top në Tivar. Për këto shërbime dhe shumë të tjera, Aqif Lleshi u shpërblye nga padronët e tij jugosllavë fillimisht me postin e kryetarit të rrethit të Dibrës dhe më pas edhe të deputetit republikan e federativ.

I biri i tij, Mustafa Lleshi, u emërua krye-shef (naçallnik) i OZN-ës, më vonë i UDB-ës dhe përgjegjës kryesor i brezit kufitar Ohër-Tetovë. Roli i tij antishqiptar erdhi në shprehje veçmas pas Informbyrosë (korrik 1948),ku në emër të “zbulimit” të informbyroistëve shqiptarë, kreu arrestime e vrasje të shumta në Dibër, Strugë e më gjerë. Burimet arkivore hedhin dritë se autoritetet e atëhershme ko-muniste jugosllave kishin hapur disa qendra të spiunazhitnë brezin kufitar me shtetin shqiptar, përfshi edhe në Dibërtë Madhe, me të cilën qendër udhëhiqte pikërisht  i biri iAqifit, Mustafa Lleshi.Më 4 shtator të vitit 1950, Aqifi së bashku me të birin e tij Mustafën dhe me anëtarët tjerë të familjes u arratisën në Shqipëri. Burimet e proveniencës policore hedhin dritë se arratisja e tyre qe organizuar nga ana e vet UDB-së, me të cilën udhëhiqte Mus-tafa Lleshi. Ky shërbim sekret jugosllav-maqedonas, menjëherë pas “arratisjes” së Lleshajve, ndër-mori një aksion të dhunshëm në Dibër të Madhedhe fshatrat shqiptare përreth, me ç’rast arrestoi38 persona, gjoja si bashkëpunëtorë të ngushtë të Aqif Lleshit, të cilët u dërguan në burgun famëkeq jugosllav Goli Otok. Ndërkohë, familjarët e tyre në numër 262 u internuan në Gradsko të Velesit. Lidhur me figurën e Aqif Lleshit, gazeta e atëhershme në gjuhën shqipe “Flaka e Vëllazërim-it”, gjatë vitit 1950 ka shkruar në dy raste. Për-derisa në korrik të atij viti Aqifi konsiderohej si “burrështetas i vërtetë jugosllav”, menjëherë pas largimit do të etiketohet si “kulak, bajraktar dhe spiun i hegjemonisë serbe”. Ja se si kjo gazetë epërshkruante atë në dy pamje të ndryshme:”…

Një ndër kandidatët që gjendet në listën e Frontit Populluer të Maqedonisë për deputetë në parlamentin e RFPJ, asht edhe Aqif Lleshi, të cilin rrallë ka njerëz në vendin tonë që të mos enjofin ose të mos kenë ndigjue për te. Qysh në vitin 1941, Aqifi megjithse plak, së bashku me familjen e tij, rroku armën dhe filloi luftën kundërokupatorit… Në vjetin 1943 Aqifi u lidh dhe u bashkua me Lëvizjen Nacjonal Çlirimtare dhe prej atëherë punonte dhe luftonte simbas udhëzimeve të saj…

Ai sikurse edhe në kohën e luftëse dhe tashti mbas çlirimit, në kohën e drejtimit të vendit tonë dhe të një jete ma të lumtun për njerëz-it tonë punues punën e vetë nuk ka ndërpremun, por gjithnji pa kursye kurgja e vazhdon prej çlirimit për çdo aksjon gjindesh për ballë popullit dibran.. Për të gjithë këto merita që kaAqifi, populli i Dibrës që në ditët e para mbas çlirimit i besoi detyrën me rëndësi dhe e zgjodhi si kryetar të këshillit të rrethit të Pushtetit Populluer të Dibrës…”, – thuhej në shkrimin e parë të gazetës, ndërsa, në shkrimin tjetër tre muaj më vonë: “Polit emigrantat në vende inform-byroistedhe zotnit e tyne të udhëheqjevet të partivet in-form-byroiste fituen edhe një forcë të shëndosh-të – kullakun bajraktar, njeriun e pallatit dhe spi-unin në shërbim të klikës hegjemoniste serbomadhe tëparaluftës dhe të organeve fashiste italjane gjatë okupac-jonit të vendit tonë, Aqif Lleshin, që para do kohe hiku nëShqipnin Enveriste…”.

Mund të paraqisnim edhe argumente të tjera, por mendojmë se janë të mjaftueshme dhe shpresojmë për një reflektim te Këshillit Komunal Dibër, si edhe të qytetarëve të saj, për të mos e lejuar inaugurimin e një busti për antikombëtarin Aqif Lleshi.

*Uran Butka, studiues, Tiranë/ Qerim Lita, studiues, Shkup/ Saimir Lolja, studiues, SHBAShoqata “Bashkësia Dibra”: Tofik Jegeni, kryetari Këshillit, Saimir Shatku, sekretar i përgjithshëm, prof. Bujar Kapexhiu, kryetar

rica

0

FOTO/Ky është kunati vrasës, familjet përplasen mes tyre

3

Agron Tanushi është identifikuar si autori i vrasjes së ndodhur në mbrëmje në Bathore, ku qëlloi për vdekje nusen e vëllait të tij, Jetmira Hasani.

Start News ka siguruar edhe foton e Tanushit, i cili është shpallur tashmë në kërkim nga policia.

Nuk ka ende një motiv zyrtar lidhur mbi shkaqet që çuan në këtë krim brenda familjes, ndërsa thuhet se shkak të jetë bërë çështje nderi.

Ka raportime se përpara shtëpisë së familjes Tanushi janë mbledhur një grup njerëzish, të cilët mendohen se janë familjarët e Jetmira Hasanit.

Ata kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë konfliktuar me familjen Tanushi.

Kreu i Policisë jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Dyshohet se i plagosuri…

1

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebai Jaupaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Si pasojë e shpërthimit në ish-nënstacionin e fundit të Tiranës së Re, mbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, që një vit më parë këtij të fundit iu bë atentat në qendër të Rrëshenit.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preg Gjini ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda”, tha Jaupaj.

I pyetur për pistat e hetimi, Jaupaj tha se nuk mund të japë prononcim për këtë pasi është ende në hetim çështja, por dyshohet pista e hakmarrjes mes Preng Gjinit dhe personave jashtë Tirane.

“Nuk dua të  bëj me dije në këto momente sepse ne organizohemi për kontrolle në vijimësi por ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjera jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj.

I plagosuri Preg Gjini aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka shpresa për rikuperimin e tij, ndonëse gjendja paraqitet tejet e rëndë.

“Nga ky shpërthim i dëmtuari është futur në sallën e operimit dhe kemi shpresa për rikuperim.  Kemi dhe një kalimtar, shtetas italian të dëmtuar lehtë”, u shpreh Jaupaj.

Atentati ndaj Preng Gjinit, i gjashti mes dy fiseve në Rrëshen, ja të gjithë ekzekutimet

2

Preng Gjini është i fundit në listën e personave që i bëhet atentat, ndërsa konflikti midis dy familjeve në Rrëshen vazhdon prej vitesh.

Teksa Preng Gjini ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, kohë më parë, më 7 janar të këtij viti, u ekzekutua në mënyrë mafioze Kastriot Reçi. Ai ishte viktima e pestë në tri vitet e fundit në Rrëshen. Në vitin 2017, Reçit i vranë vëllanë, në mes të Romës në Itali. Në prill të atij viti, Gaspër Reçi, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë, nga një distancë e afërt. Dy plumba e goditën në këmbë dhe dy në kokë, duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e ndodhur në zonën “Tor Vergata” të kryeqytetit italian dyshohej si një vrasje e mirorganizuar dhe e studiuar më parë nga autorët.

Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin.

Në momentin që Gaspër Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në “Smart”, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi. Vrasja e Gaspër Reçit në Itali iu bashkua dosjeve të Policisë shqiptare, pasi u dyshua se kishte lidhje me ngjarje që kishin ndodhur më parë në Shqipëri.

SERIALI I VRASJEVE

Image

Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “BenzMercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pasqaruar, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore.

Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autorë. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

VRASJA NË ITALI

Image

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.

Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.

VRASJA NE BELGJIKE

Image

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.

Një vajzë e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri. Daja i tij ishte Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE.

“Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshonin se vrasësit ishin shtetas shqiptarë që mund të kishin vepruar për çështje hakmarrje.

VRASJA NE RRESHEN

Image

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtojnë pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje. Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve.

Hetuesit pritet që në ditët e ardhshme të marrin në pyetje familjarë të viktimës, për të mësuar më shumë mbi shkaqet që çuan në vrasjen e Armando Gjinit. 48- vjeçari njihej si pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë.

Viktima, i njohur ndryshe si Tonin Gjini, ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes. Konflikti midis dy familjeve nisi në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia./ Panorama