Home Blog Page 7107

Vrasje brenda familjes në Tiranë

1

Një vrasje ka ndodhur në orët e pasdites në Tiranë, në zonën e Bathores.

Deri më tani mësohet se krimi dyshohet se ka ndodhur brenda në familje.

Ndërkohë që priten të zbardhen detaje të reja nga ngjarja.

Kapja e sasisë rekord të kokainës, Gjykata e Posaçme jep vendimin e dënimit për Arbër Çekajn

1

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin e dënimit për Arbër Çekajn, në kamionin në pronësi të kompanisë së tij u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë.

Çekaj, pronar i kompanisë së importit të bananeve, “Arbi Garden”, është dënuar me 21 vite burg.

Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.

Ai tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqtarja ka aplikuar për në Gjykatën e Apelit dhe se vendimet e këtyre gjyqtarëve bazohen mbi vendimet në dëm të të tjerëve.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta: T’i merret mendim ODIHR-it

3

Presidenti Ilir Meta reagon për zhvillimet e fundit politike, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Politik, ku palët dolën sërish pa konsensus, pasi opozita e bashkuar kërkon lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen 100% të listave, kërkesa këto që nuk pranohen nga mazhoranca.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se “është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit”.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Flet nëna e 13 vjeçares së abuzuar seksualisht në Pogradec: Na gënjeu, burg përjetë

4

Ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë, ishte një tronditje jo vetëm për komunitetin e fshatit Vërdovë në Pogradec por për këdo.

Ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” nëna e 13 vjeçares tha se vajza nuk i ishte hapur por se rrinte e mërzitur gjithë kohën.

Vajza qëndronte e mërzitur gjatë gjithë kohës erdhi në shtëpi dhe kërkoi të merrte në telefon policinë. Ai pohonte gjithmonë se do na ndihmonte, do ta ndihmonte pasi edhe vajza e atij është një moshë me vajzën. Ne në atë fshat kemi dy vite që jetojmë, ai na pohoi se do ta ndihmonte për në shkollë. Por ne duke qenë në gjendje të keqe ekonomike pranuam që ai të kujdesej për vajzën dhe të na ndihmonte. Ne nuk e dinim se çfarë mund të na ndodhte më pas.

E çoi bashkëshortin në një punë dhe ai nuk qëndroi atje. Kishte dy vite që kujdesej për vajzën, e çonte në shkollë e shoqëronte dhe e sillte. Vajza jetonte me ne, por ai kishte edhe dy goca të tjera dhe bashkëshorten. Ai abuzonte me vajzën te shtëpia dy katëshe.

Vajza është abuzuar muajt e fundit. Që nga momenti që u zbulua ky skandali nuk i kemi parë më aty, janë larguar nga fshati. Çupa ime ka të drejtë, ai është mashtrues gënjen, të dënohet me burg të përjetshëm. Ata na kishin pasur interes, ata na mashtruan. Unë dua të largohet nga shtëpia. Të zhduket vetëm ai, në burg të përjetshëm që na mashtroi, na gënjeu”, tha e ëma e vajzës së mitur.

Gruaja tha se pas daljes nga komisariati vajza ka shkuar në shtëpinë e dajës për t’u qetësuar.

Ndërkohë një e afërme e vajzës në lidhje telefonike tha se bashkia është interesuar për rastin.

“Ka ardhur një psikologe, vajza ndodhet nën kujdesin e shtetit, i dolën në krahë”, u shpreh ajo.

DETAJET/Pas takimit me ambasadorët, Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Do të prezantohet…

2

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në zyrën e tij në selinë e PD zëvendës ambasadoren amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorin i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Bylykbashi-Vasili-Tryeza-Gjiknuri-Hajdari-Reforma-Zgjedhore-takimi-panorama (1)

Pas takimit që zgjati për rreth një orë opozita kërkon thirrjen e mbledhje së Këshillit Politik, ditën e nesërme, në orën 10:00.

Bëhet e ditur se në mbledhje, e cila është vijim i asaj të ditës së hënë, Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

“Me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Pabesia e fundit e Besës/Nga Red Varaku

3

Nga Red Varaku

Nuk jam marrë kurrë me Besa Shahinin , jo sepse nuk kam patur arsye për tu marrë, por sepse gjithmonë e kam menduar si një tjetër të paaftë, që është aty ashtu si të gjithë të tjerët për tu përdorur, thjesht për meritën se nuk ka kërbisht politik dhe njerëzor.
Nuk jam marrë edhe për faktin se besoja që e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama dhe fajësimi i ushtarëve tij më është dukur gjithmonë jokorrekt, aq më tepër kur të gjithë e dimë atmosferën mbytëse që egziston në PS, plus dhe natyrën hakmarrëse që ky njeri ka për këdo që e kundërshton.
Por, deklaratat e Besa Shahinit, pas poshtërimit egzemplar me shkarkimin e saj pikërisht në ditën e parë të hapjes së shkollës, sikur ajo qenka sulmuar nga opozita, jo për shkak të performancës së saj skandaloze, por për shkak të dialektit dhe faktit që ajo vjen nga Kosova, dëshmojnë që Rama ka degjeneruar në këtë pikë, bash sepse njerëzit që e rrethojnë janë edhe më të ndyrë se vetë ai.
Përpjekja e saj e ulët për t’ia faturuar largimin e saj dialektit të saj dhe faktit që vjen nga Kosova, është një taktikë e shëmtuar për të mbuluar pikërisht arsyen e vërtetë të emërimit të saj aty, e cila po i shërbente axhendës së kryeministrit për projektin e shkēmbimit të territoreve.
Pra, është e ulët të pretendosh se po sulmohesh për shkak të origjinës dhe dialektit, kur në fakt po i shërben si kone e lumtur prej tetë vjetësh njeriut, i cili ishte angazhuar në një plan të qartë për t’ia shitur territoret dhe gjakun e derdhur për Kosovën, bash dhunuesve të tyre .
Kjo e vërtetë nuk dëshmon qartësisht vetëm pandershmërinë e saj në raport me popullin e saj, por edhe dashakeqësinë e hidhur të një njeriu të vogël, i cili kërkon të helmojë edhe në çastet e fundit .
Ndërsa, spekulimi i saj i sforcuar për të majtën, duke argumentuar se ajo vetë është për barazi sociale, ndërkohë që nuk bëri asgjë dhe nuk e ngriti kurrë zërin në dikasterin që ajo drejtoi në favor të shtresave margjinale të kësaj shoqërie, të cilat janë shtresat më të abuzuara në këtë sistem oligarkik që ka ndërtuar partia e saj, dëshmon hipokrizinë e saj të thellë në lidhje me çështje mirëfilli të majta.
E vërteta është që askujt nuk do t’i shkonte në mendje të merrej me një qenie me nivel mediokër si ajo, të cilën personalisht nuk do ta merrja as në rolin e një lexueseje deklaratash, nëse nuk do të ishte për rrumpallën, që ajo bëri në ministrinë e arsimit, e cila do të duhet vite të rikuperohet.
Nëse Lindita Nikolla u investua në një reformë sipas porosisë së kryeministrit, e cila do të shërbente si një mekanizëm për të transferuar paratë dhe të mirat publike tek klientët e tij, Besa e shkretë për shkak të paaftësisë së saj, e rrumpallëzoi edhe më tej arsimin dhe falë paaftësisë së saj, ajo ia bëri të qartë dhe publikut mënyrën se si funksionon ky mekanizëm korruptiv.
Me deklaratat e saj të fundit, ajo jo vetëm që vërtetoi se sa të rrezikshme janë emërime të tilla të qenieve mediokre pa kërbisht dhe pa asnjë kontribut në nivele të tilla të qeverisjes thjesht si operacion piari, por njëkohësisht na mësoi se sa i domosdoshëm është nderi, morali dhe karakteri për të qenë një drejtues të cilit i besohet e ardhmja e fëmijëve.

Pacientë që humbën betejën me COVID-19, ja sa persona u shëruan në 24 orët e fundit

1

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 340.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Fatmirësisht janë shëruar plotësisht nga virusi gjatë këtyre orëve 53 persona. Keshtu nnumri i te sheruarve qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 6668.

Që ditën e parë/Në Tiranë, 12 mësues dhe 3 nxënës të infektuar nga koronavirusi

4

Rikthimi i nxënësve në shkolla pritet të shtojë vatrat e reja dhe infektimet nga koronavirusi.

Që në ditët e para të procesit mësimor, 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe po mbahen në izolim. Vatrat e krijuara në tre shkolla publike po ndiqen nga specialistët të cilët kanë kryer hetimin dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

‘Në shkollën ‘Jeronim De Rada’ ka dalë një vatër me disa mësues pozitivë. Janë marrë masat dhe është bërë hetimi i thelluar. Janë në izolim personat pozitivë dhe rastet e kontaktit.

Në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë, ka 2 mësues te prekur dhe 1 në shkollën ‘17 Shkurt’ . Po ashtu, kemi pasur 3 nxënës, por që janë izoluar para fillimit të mësimit’, shprehet Abikela Prejsi, shefe e epidemiologjisë, NJVKSH.

Me rifillimin e mësimit vëmendja është përqendruar në institucionet arsimore. Në çdo shkollë janë  vendosur mjekë dhe epidemiologë për të monitoruar gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe mësuesve. Por, në këtë periudhë prag virozash prindërit dhe mjekët do ta kenë të vështirë për të  ndarë gripin sezonal nga Covid-19. Çfarë shenjash duhet të ketë fëmija që mos dërgohet në shkollë?

‘Studimet e fundit tregojnë se klinika e fëmijëve është atipike. Është e ngjashme me gripin normal, rrufë, temperaturë, këputje dhe lodhje. Çdo ndryshim i gjendjes së fëmijës duhet të jetë alarm në këtë periudhë pandemie. Në këtë moment fëmija i dyshuar dhe e gjithë familja e tij do të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundimin e hetimit epidemiologjik’.

Për çdo rast izolimi, qëndrimi i fëmijëve dhe familjarëve në shtëpi do të justifikohet me raportin për Covid-19 që lëshohet nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Ndërkaq, epidemiologët kërkojnë nga shkollat dhe prindërit zbatimin me korrektësi të gjitha protokollet mbrojtëse. Grumbullimet para këtyre institucioneve dhe mosrespektimi i masave mund të çojnë në përhapje të virusit. /A2News

 

Raste e reja me koronavirus në 24 orë, ja shpërndarja gjeografike në vend

3

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 152 persona. Keshtu numri i personave qe jane infektuar me COVID-19 qe nga fillimi i pandemise llogaritet 11672.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Ambasadorët 1 orë në zyrën e Lulzim Bashës. Ja kush mori pjesë dhe çfarë u diskutua

2

Për rreth një orë në zyrën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ishte trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Në takim ishte Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Nuk ka detaje në lidhje me takimin, por vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.

I pranishëm ishte edhe perfaqësuesi në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.

Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Ambasadoret=selia-Pd- (8)Ambasadoret=selia-Pd- (7)Ambasadoret=selia-Pd- (6)Ambasadoret=selia-Pd- (5)Ambasadoret=selia-Pd- (4)Ambasadoret=selia-Pd- (3)Ambasadoret=selia-Pd- (2)Ambasadoret=selia-Pd- (1)