Home Blog Page 7109

Greqia zgjat afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë deri më…

5

Në vendimin e bërë para pak në fletoren zyrtare, Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro – grek.

Pra deri në datën 30 shtator nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin PDF jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit dhe test negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Qeveria thotë se ka në plan të shtrëngojë masat edhe brenda vendit, mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me Covid.

“Ministrja e re e Arsimit nuk ka plagjiaturë”/ Studiuesi nxjerr provat: Botimet e Kushit të kopjuara

2

Evis Kushi u emërua dje  nga kryeministri Edi Rama në postin e ministres së Arsmit dhe Sportit, pas largimit të Besa Shahinit. Pas emërimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se: “Kemi garancinë që Evis Kushi që do të marrë stafetën nuk është subjekt i plagjaturës se doktoraturën e ka bërë në Angli, është si me provë si të thuash”.

Mirëpo, studiuesi Vladimir Kola pretendon se Kushi është bashkëpunëtore me artikull shkencor 70% plagjiaturë. Përmes një postimi në Facebook, Kola shkruan se nga studimi i tij në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull: “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies është kopjuar nga një artikull tjetër.

Ky artikull sipas tij, me autore ministren e re Evis Kushi, është paraqitur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi më 20-22 maj 2010.

“Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull ‘Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania’, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull ‘Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies’, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.

Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor, shkruan studiuesi.

Dalin datat e provimeve për policët e patrullës, rregullat për kandidatët para se të futen në test

2

Në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem, Policia e Shtetit, në datën 10 korrik, hapi aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, fazë e cila u përmbyll më datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.

Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

Paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458  dhe të gjithë  aplikantët e qarkut Korçë.

Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës.

Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.

Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

Në momentin që futen në sallën e konkurrimit, ata nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.

Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.

Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve. Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të.

Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas zbulimit të madh, Turqia dërgon një anije tjetër në…

2

Turqia do të dërgojë një anije tjetër shpimi në Detin e Z, disa javë pasi Ankaraja njoftoi zbulimin e saj më të madh të gazit natyror të gjendur në atë zonë.

Ministri i Energjisë Fatih Donmez në një postim në Twitter tha se anija tjetër e shpimit, puna përgatitore e të cilës është duke vazhduar, do të fillojë shpimet në Detin e Zi. Donmez shtoi se Kanuni do të mbështesë anijen e stërvitjes Fatih, e cila gjeti fushën e gazit natyror 320 miliardë metra kub rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk.

Nuk dihet ende nëse anija Kanuni do të punojë në të njëjtën pjesë me Fatih. Sipas të dhënave paraprake Kanuni ndodhet përgjatë bregdetit të provincës jugore të Antalias.

Më shumë se një e katërta e kontratave afatgjata të gazit të Turqisë skadojnë vitin e ardhshëm, duke përfshirë këtu importet përmes tubacionit nga Gazprom ruse dhe SOCAR të Azerbajxhanit dhe një marrëveshje të gazit të lëngshëm natyror me Nigerinë.

Ankara pret që furnitorët e gazit të ofrojnë çmime dhe fleksibilitet më konkurrues nëse duan të rinovojnë kontratat afatgjata që arrijnë në 16 miliard metra kub në vit.

Rritet numri i mësuesve të prekur me COVID, në Kolonjë 10 arsimtarë pozitivë

2

Kjo është dita e dytë që nxënësit u rikthyen në banka, por duket se numri i mësuesve të infektuar me koronavirus po rritet.

Sipas “Ora News”, dyshohet se 10 mësues kanë rezultuar të prekur me COVID-19 në qytetin e Kolonjës.

Pjesa më e madhe e mësuesve japin mësim në shkollat e qytetit.

Mësuesit kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.

Ndërkohë, edhe në Devoll një çifti bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi.

Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja.

Ditën e djeshme rezultuan pozitivë me COVID 5 mësues në Elbasan, një mësuese në një gjimnaz në Tepelenë dhe sekretarja po në këtë gjimnaz.

Më e keqe sesa mendonim, sëmundja misterioze që prek fëmijët pas COVID

0

Pas infeksionit dhe mposhtjes së koronavirusin, trupit i duhet kohë për të pushuar e për të rifituar forcën.

Fatkeqësisht, për disa fëmijë, kjo nuk ndodh. Qindra fëmijë në planet janë diagnostikuar me një sëmundje misterioze, të re të quajtur sindroma inflamatore multi-sistem te fëmijët (MIS-C ose, siç e quajnë disa PIMS) që u zbulua pak më herët këtë vit.

Gjendja, e cila mendohet se lidhet me infeksionin COVID-19, mund të ndodhë te fëmijët që kanë pasur pak ose aspak simptoma të infeksionit të ri të koronavirusit. Fatkeqësisht, MIS-C mund të jetë një gjendje shumë e rëndë, ndonjëherë fatale.

“Fëmijët nuk kanë pse të kenë simptomat klasike të frymëmarrjes së COVID për të zhvilluar MIS-C, e cila është e frikshme”, tha neo-natologu Alvaro Moreira i Qendrës së Shkencës Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio.

“Fëmijët mund të duken të shëndetshëm, nuk kanë simptoma, edhe nëse nuk dihet se kanë qenë të sëmurë, dhe pastaj, disa javë më vonë, ata mund të zhvillojnë këto procese inflamatore në trup”.

Në një studim të ri mjekësor të MIS-C, Moreira dhe ekipi i tij gjetën 40 studime që përfshinin 662 fëmijë me sëmundjen.

MIS-C shoqërohet me procese inflamatore në shumë pjesë të trupit si zemër, mushkëri, veshka, tru, lëkurë, sy dhe më shumë.

Moreira tregon se sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, sepse sulmon sisteme të shumëfishta në trup: “Ka kaq shumë ‘fytyra’ të ndryshme saqë ishte e vështirë për mjekët ta kuptonin në fillim.”

Nga 662 raste të vëzhguara, 71 për qind e fëmijëve përfunduan në njësinë e kujdesit intensiv dhe mesatarisht qëndruan në spital deri në tetë ditë.

Në të gjitha rastet, fëmijët kishin ethe, 73.7 për qind e tyre kishin dhimbje barku dhe diarre dhe 68.3 për qind të vjella. Konjuktiviti dhe skuqja ishin gjithashtu simptoma të zakonshme. Fatkeqësisht, 11 fëmijë nuk mbijetuan.

Sidoqoftë, te fëmijët që janë shëruar, ka shumë shqetësime për atë që MIS-C po i bën zemrës së tyre. Përkatësisht, 54 për qind e tyre kishin anomali të zemrës pas sëmundjes.

Këto anomali përfshinin zgjerimin e enëve koronare të gjakut, aftësinë e zvogëluar të zemrës për të pompuar gjak të ngopur me oksigjen dhe aneurizëm koronare në rreth 10 për qind të pacientëve.

“Këta janë fëmijë që do të kenë nevojë për vëzhgim dhe monitorim të rëndësishëm për të parë nëse kjo do të zgjidhet apo kjo do të jetë diçka me të cilën do të duhet të jetojnë për pjesën tjetër të jetës së tyre,” thotë Moreira.

Moreira vëren se ky është fillimi i hulumtimit për një sëmundje krejtësisht të re, dhe se ka shumë më tepër që nuk dimë. Në rastet e rralla kur dyshohet për MIS-C, kujdesi i hershëm mjekësor është një veprim vendimtar që mund të shpëtojë jetën e fëmijëve.

“Fëmijët zakonisht do të tregojnë shenja ose simptoma të MIS-C tre deri në katër javë pas infektimit me COVID-19, dhe shumë do të përparojnë me shpejtësi në tronditje dhe dështim kardio-frymëmarrjes”, shkruajnë autorët në studimin e tyre.

Sipas tyre, familjet duhet të kërkojnë kujdes urgjent mjekësor sepse fëmijët me sëmundje përkeqësohen jashtëzakonisht shpejt dhe shumica e tyre duhet të shkojnë në spital. /Kosova Press

“Jemi 3 familje dhe marrim vetëm një bonus qiraje”, me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit në Kombinat në dëshpërim: Po hidhem unë që të vijnë ta rregullojnë

1

Pallati ku banonin Gesian Llaçi, bashkë me dy vëllezërit dhe familjet e tyre, ka pësuar dëmtime serioze dhe  është klasifikuar DS4 nga komisioni i vlerësimit. Si të gjithä familjet e tjera, ata u detyruan të shpërnguleshin në shtëpi me qira, ku shteti  iu dha vetëm 1 bonus qiraje.

Gjatë bisedës me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ai thotë se për të paguar qiranë e shtëpisë detyrohet të shtojë lekë nga xhepi, si dhe duhet të mendojë edhe për pagesën e ujit, dritave dhe taksave për shtëpinë e shkatërruar, e pabanueshme momentalisht.

Ai shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga instititucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre, si dhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara në këtë lagje.

Gesian Llaçi: Jam Gesian Llaci. Ja ajo është shtëpia ime atje. Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Me një bonus unë shti vetë lekët që të paguajmë qeranë.

Jetmir Llaçi: Jemi 3 vëllezër domethënë, 3 kurora dhe marrim…

Gesian Llaçi: Tre kurora me një shtëpi dhe marrim një bonus, a kupton?

Jetmir Llaçi:: Me një shtëpi, jemi me qira, paguajmë 2 shtëpia.

Ina Zhupa: Ju keni qenë në një shtëpi private më parë që e keni ndërtuar vetë?
Gesian Llaçi: Po.

Ina Zhupa: Me 3 kate që e kishit secili nga vëllezërit?

Gesian Llaçi: Jo, jo ja ku jemi atje është shtëpi e madhe.

Ina Zhupa: Çfarë dëmesh ka shtëpia?

Gesian Llaçi: Ka shumë dëme të mëdhaja. Po të futesh brenda. T’i kemi derguar fotot, videot të gjitha.

Ina Zhupa: Cfarë ju kane thënë? Cfarë kanë thënë inxhinierët? Do shemben apo?
Jetmir Llaçi: Tani inxhinieri keto i ka nxjerrë të pabanueshëm. Janë DS4. S’kemi ça t’i bëjmë.

Gesian Llaçi: Ne duam një përgjigje sa më të shpejtë. Kaq. Kjo lagje kanë thënë për t’u prish, të vijnë ta prishin, ose të vijnë o vlla të shohin që janë njerëzit nëpër shtëpia. Dritat ndezur në darkë që flenë nëpër shtëpia a kupton? Po sikur t’i shembet të vdesin brenda, kush do të mbajë përgjegjësinë? Mirë që s’po vijnë të na shohin dhe po na lënë kështu por duan të na çojnë dhë në Vaqarr. Fare, unë dua që kur të bëhet të jem këtu.

Jetmir Llaçi: Paguajmë detyrime, drita, ujë, të gjitha këtu edhe gjelbërim. Çfarë gjelbërimi kemi këtu? Ku e kemi gjelbërimin?  Taksën e ujit e dritave, të gjithave. Në qoftë se duan ata që ne të vdesim këtu, hajde se po hipim që sot lartë. Po hidhem unë i pari dhe të vijnë, të vijnë t’i rregullojnë. Se kështu e kanë, në qoftë se nuk vdes njëri nuk vjen..nuk vjen njeri.

“COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike”, shefi i OBSH paralajmëron: Ne e dimë që…

1

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se koronavirusi i ri (COVID-19) është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen, si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Tedros në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.

Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, komentet e shefit të OBSH-së vijnë përderisa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 29 milionë, me 924.953 vdekje dhe pothuajse 19.7 milionë të shëruar.

OBSH po ashtu raportoi një rritje rekord një-ditore të infeksione, me rreth 308 mijë raste të reja të koronavirusit.

GPMB është një organ i pavarur monitorimi dhe llogaridhënie për të siguruar gatishmëri për krizat globale shëndetësore.

Tedros tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

“Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar”, tha Tedros.

Por shumë nga vendet që kaluan mirë ishin ato që mësuan nga shpërthimet e mëparshme të viruseve, të tilla si SARS, MERS, H1N1 dhe Ebola.

“Ne nuk mund edhe më tej t’i shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka”, tha shefi i OBSH-së.

“Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

FOTOT/Skandal në ditën e parë, rrezik infektimi që në derën e shkollës. Protokoll vetëm brenda oborrit, Ministria i shpërfill: Përgjegjës për…

2

 Ajo çka shumë druheshin me hapjen e shkollave, rritja e rrezikut për transmetimin e virusit, ndodhi që në ditën e parë.Dita pare e shkolles dyndjet

Madje, ende pa u futur në mjediset e brendshme. Portat e mëdha të 9-vjeçareve u “përmbytën” nga prindër, në pritje për të dërguar apo marrë fëmijët e tyre, ashtu siç kanë bërë çdo vit tjetër. Hiç më pak se një dasmë apo një nga ato grumbullimet që sot për sot nuk lejohen me ligj. Pamje të pashmangshme si këto në fotot bashkëngjitur shkrimit nuk ishin në një shkollë, as në dy të tilla, por në të gjitha.

Ministria e Arsimit kishte menduar në detaje për gjithë çfarë ndodh brenda ambienteve, që nga oborri deri te qëndrimi në klasa duke e servirur bukur edhe në rrjete sociale. Por se çfarë ndodh jashtë kangjellave, nuk është përgjegjësi e saj. Se fëmijët (së paku cikli i ulët) nuk mund të vinin vetëm në shkollë të pashoqëruar?! Për të mos folur pastaj për fleksibilitetin e orareve që shumëkujt i ka prishur punë.

Gjithë çfarë lipset minimalisht është një menaxhim i situatës për të shkuar unison me planin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ulur shifrat e infektimeve e jo e kundërta.

SITUATA

Askush nuk kishte menduar pandeminë, por ditët e shkollës dihen. Pamjet nga shkollat e ndryshme në kryeqytet paraqesin rrezikun e madh të transmetimit të virusit që në dyer. Prindërit që shoqëronin fëmijët duke u mbajtur çantat, të cilat këtë vit nuk kanë vetëm libra e mjete shkollore, por edhe gjithçka tjetër për të ulur rrezikun e infektimit, nga ana e tyre nuk ia kanë dalë të jenë aq të kujdesshëm.

Në fakt, jo të gjithë i kanë fëmijët në institucione private. Jo të gjithë kanë pajtuar një shofer që i shoqëron për në shtëpi. Ndërsa vitet e kaluara lejoheshin të futeshin në oborr, këtë vit grumbullimi në derën e madhe nuk u evitua dot. Nuk ishte nevoja që nxënësit të futen në klasa për t’u përballur me rrisqe infektimi të mundshme nga një shok apo mësues.

Mjafton vendgrumbullimi te dera e madhe që do të ndodhë edhe sot, edhe nesër, edhe ditët në vazhdim, njësoj sikur COVID të mos ekzistonte. Ky do të jetë rituali i përditshëm, që nëse nuk mendohet për një zgjidhje, do të sjellë pashmangshmërisht shifra të frikshme. Situata e djeshme pritet të reflektohet pas një jave a dhjetë ditësh. 480 mijë nxënës, 31 mijë prej të cilëve në klasë të parë, startuan dje vitin e ri shkollor, i cili nuk dihet se si dhe deri kur do të vazhdojë.

Ishin mësuesit ata që i orientuan të vegjlit për hyrjen në shkollë, ndërsa më të rriturit u çmallën jashtë dyerve, duke lënë zbatimin e masave për vetëm brenda klasave.

REAGIMI

Për ekspertët e Ministrisë së Arsimit kjo situatë do të marrë fund brenda pak ditësh. Gert Janaqi, drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsim pohoi problematikën që vjen si rezultat i mësimit me turne, teksa bën përgjegjës prindërit që nuk kanë mundur të ruajnë distancën e duhur.

“Brenda territorit të shkollës menaxhimi i situatës ka qenë më i lehtë. Nga vëzhgimet tona në terren dhe nga kronikat e mediave, jashtë ambienteve të shkollës ka pasur grumbullim të njerëzve. Kjo do të vijojë edhe për disa ditë. Ka pasur grumbullim më masiv të prindërve, të cilët ndoshta për shkak të gjendjes dhe emocionit nuk kanë respektuar rregullat. Ne jemi të kënaqur si dita e parë”, sqaron Janaqi, duke shtuar se u është lënë në dorë të shkollave të përshtaten me turnet e oraret.

Ndërsa prindërit, po ashtu do të duhet të gjejnë formën për të dërguar dhe marrë të vegjlit e tyre, pa ndarë të njëjtën hapësirë pakmetroshe me të tjerë që kanë të njëjtin synim.

Policia, prindërve: Ruani distancën!

Përveç disa mësuesve që do të duhet të bëjnë “policin” për çdo kat shkolle lidhur me mbarëvajtjen e rregullave anti-COVID, forca të shtuara Policie do të patrullojnë çdo ditë rreth shkollave, pikërisht për të kontrolluar zbatimin e masave.

“Prezenca e Policisë nuk do të jetë vetëm për ruajtjen e sigurisë, por dhe për mbarëvajtjen e rregullave”, deklaroi Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Ai u mjaftua me një thirrje për prindërit që të ruajnë distancën.

“Prindërit kanë detyrim ligjor, pavarësisht se do të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duhet të respektojnë distancimin social”, deklaroi Loka, duke kërkuar nga ana tjetër bashkëpunimin e prindërve për çdo problematikë. Patrullat dhe policimi në shkolla do të jenë prezentë veçanërisht në orarin e mësimit, ndërrimit të turneve e deri në përfundim të mësimit.

Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (16)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (15)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (14)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (13)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (12)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (11)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (10)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (9)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (8)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (7)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (6)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (5)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (4)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (3)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (2)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (1)Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (44)

VIDEO/Vrasja e të riut në Rrogozhinë, shihni pamjet nga vendi i krimit

1

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Rrogozhinë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari Klevis Kapllani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj. Gazetari Klement Baçi raporton për ‘BalkanWeb’ nga vendi i ngjarjes se i riu ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa u gjet i pajetë brenda makinës së tij.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.