0

Ne, një grup gazetarësh me shumë përvojë, kryesisht në sektorin e medias së shkruar, kemi vendosur që të kontribuojmë në një dritare tonën, ku kufijtë na i vendos vetëm etika e profesionit dhe jo interesat e padronit, pasi të tillë s’kemi e as kemi për të patur. Është një nismë idealiste e shumë profesionistëve që e ndjejnë se punët në “gjigandët” e medias shqiptare, tradicionale apo e re qoftë ajo, nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Aty, sistemi i vetërregullimit, tek i cili, ne, themeluesit e “startnews.al” besojmë fort, nuk funksionon. Ne s’kemi asgjë me aventurat mediatike të këtyre “gjigantëve”, por etika e profesionit na detyron të mos rrimë inaktivë në këtë moment të rëndësishëm transformimesh në panoramën mediatike në gjuhën shqipe.
Me një modesti që na e imponon rasti, por me detyrimin për të mos qëndruar duarkryq, ne gjetëm si zgjidhje këtë dritare online, e cila do të jetë një dritare që do vetërregullohet nga etika e kontributorëve tanë. Këtu do të gjejnë hapësirë shqetësimet që nuk kanë shtysë nga agjenda private, por nga impakti që kanë ato në shoqëri, do të kenë jehonë letrat e ndjekësve tanë në të gjitha platformat e reja të komunikimit. Grupi i gazetarëve profesionistë që bashkëpunon në këtë projekt do të ofrojë një këndvështrim të përditshëm të leximeve që shfaqen në televizione, në mediat ndërkombëtare apo edhe në analizat e të përditshmeve, duke u përpjekur të mos i lëmë ndjekësit të humbasin në detin e informacioneve, por të përqendrohen tek temat e vërteta, tek ndryshimet e pritshme, tek shpresat që duhen mbështetur.
Pa censurë, pa imponim, por me ambicien që “startnews.al” të shndërrohet në një dritare besnike për ndjekës që duan një gazetari të angazhuar, por të pavarur nga agjendat private të grupeve, trusteve e partive, nisma jonë ka zënë fill me idealizëm dhe garantojmë se do të vijojë e tillë, me shpresë se besnikëria e lexuesve do na shpërblejë.

 

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.