HomeKryesoreRezultati/Pendarovski fitues i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Rezultati/Pendarovski fitues i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

spot_imgspot_img

Kandidati i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, tregojnë rezultatet e para preliminare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Nga gati 100 për qind të votave të numëruara, Pendarovski ka fituar 51,67% apo mbi 436.012 vota, ndërsa kandidatja e opozitës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova ka fituar 44, 73% apo mbi 377.406 votave. Vota të pavlefshme kanë rezultuar rreth 3,6 %.
Zgjedhjet rezultuan të suksesshme pasi që u arrit cenzusi prej mbi 40 për qind nga 1.8 milionë votues. Jehona e votuesve ka qenë 46,42%.
“Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor”, theksoi kandidati fitues Stevo Pendarovski. Ai shtoi se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.
Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska- Davkova pranoi humbjen duke konfirmuar se megjithatë ndjehet fituese që ka fituar një numër të madh të qytetarëve që nuk janë të kënaqur me pushtetin dhe zhvillimet aktuale në vend. KSHZ vlerësoi se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi që nuk ndikuan në rezultatin e përgjithshëm.
Partitë në pushtet theksuan se zgjedhjet ishin model se si duhet organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa opozita tha se ka pasur parregullësi dhe shkelje të vullnetit të qytetarëve. (INA)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular