HomeAktualitetZgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta telefonon Pendarovksi

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta telefonon Pendarovksi

spot_imgspot_img

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, presidenti Ilir Meta ka telefonuar kandidatin fitues presidencial, Stevo Pendarovski. Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta i ka telefonuar Stevo Pendarovskit duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare.

Stevo Pendarovski  zhvilloi një fushatë me konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit, e cila si duket ka rezultuar e suksesshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular