Masakruan qytetarët, por raporti i ERE për 2018 konfirmon: Insitucionet publike s’paguajnë e energjinë

0

Viti 2018 është cilësuar në përgjithësi si një vit me zhvillime pozitive në sektorin e energjisë nga ana e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) por nuk ka munguar as konstatimi i problematikave. Në raportin vjetor të këtij institucioni për vitin e shkuar ERE nënvizon se 2018-a ka qenë nje vit hidrologjik tejet i mire si rrjedhojë e të cilit si dhe zbatimit të disa prej reformave kryesore të sektorit, performanca financiare e operatorëve të licencuar në prodhimin e Energjisë Elektrike si nga Operatorët publik ashtu dhe ato private (koncesionare apo jo) ka qënë e kënaqshme. Por duket se në tablonë e përgjithshme insitucionet shtetërore janë po ato që “njollosin” disi suksesin duke mos u treguar korrekte me pagesën e faturave.

“Klientët privatë zënë rreth 39% të konsumit total të OSHEE sh.a. Po ashtu një peshë të rëndësishme në konsumin total të Energjisë Elektrike në vendin tonë zënë edhe konsumatorët buxhetorë dhe jo buxhetorë të cilët zënë rreth 12 % të faturimit total të OSHEE sh.a. Duhet thënë se këta konsumatorë vazhdojnë të kenë problem përsa i takon pagesave të faturave të Energjisë Elektrike duke akumuluar një borxh për OSHEE sh.a. dhe duke vënë në vështirësi financiare këtë të fundit” thuhet në raport.

Loading...

Duke iu referuar bilancit të vitit të shkuar ERE thekson se si pasojë e një viti tejet të mirë hidrologjik rezultoi se në rang vendi Shqipëria ishte eksportuese e Energjisë Elektrike me nje sasi prej 0.9 TWh krahasuar me nje import prej gati 3 TWh të vitit 2017.

“Ndër vite përveç vitit 2010, dhe sasirave të pakta në 2016, ky është viti i tretë ndër 12 vitet e fundit që vendi rezulton eksportues. Në këtë sasi prodhimi mbi 5.8 TWh ose gati 68.4% e sasisë i përket shoqërisë publike të gjenerimit, KESH sh.a. ndërsa pjesa tjetër prej, 2.7 TWh ose gati 31.6% i përket prodhuesve të pavarur të Energjisë Elektrike duke shënuar kështu një rritje dhe të këtyre prodhuesve përgjatë vitit 2018” thuhet në raport.

ERE thekson se në vijim do të ketë rritje të kontributit që japin prodhuesit me përparësi të energjisë, e  cila po tejkalon nevojat e OSHEE për mbulimin e humbjeve.

Sipas Entit tendenca në rritje e prodhimit të energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi ku përveç shtimit të kapaciteteve prodhuese të impianteve hidro, duke filluar që nga viti 2019 e në vazhdim do të fillojnë prodhimin edhe impiantet nga burime të tjera të rinovueshme si fotovoltaike dhe eolike si dhe pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale të cilat tashmë kanë marrë miratimin nga MIE, ndikon në rritjen edhe më tej të peshës specifike që zë prodhimi nga prodhuesit me përparësi, ndaj konsumit total të energjisë elektrike.

“Shpenzimet e OSHEE sh.a. për blerjen e energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi dhe HecAshta në vitin 2018 përbënin rreth 50.2% të shpenzimeve totale për blerjen e energjisë elektrike nga 22.5% që ishin në periudhën paraardhëse.

U konstatua se sasia e blerë nga OSHE sh.a. nga këta prodhues (1,696 GWh) me nje çmim mesatar prej 66,37 Euro/MWh, i tejkaloi nevojat për mbulimin e humbjeve prej 1,538 GWh sikurse parashikuar në VKM 244 datë 30.03.2016. Diferenca prej 158 GWh ka kaluar për mbulimin e kërkesës për Klientët e Furnizimit Universal.

Ky fakt përforcon nevojën e rregullimeve ligjore për t’i dhënë zgjidhje problematikës së akomodimit në treg të sasisë së energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme (RES), që rezulton

përtej nevojave për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes” vlerëson ERE. 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.