Fatos Kongoli: Sëmundja e të shkruarit doli më e fortë se ajo për jetën

0

E kishte lënë në mes kohë më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kaloi.

Kishte menduar se nuk do ti kthehej kurrë.

Loading...

Por për Fatos Kongolin doli se i shkruari është një semundje më e fortë dhe romanin “Gënjeshtarë të Vegjël” e prezantoi në edicionin e 6 të Panairit të Librit në Fier.

Kongoli: Mendoja se nuk do ti kthehesha asnjëherë të shkruarit mirëpo doli që të shkruarit për mua doli një sëmundje shumë më e egër sesa sëmundjes që i shpëtova.

Aty shpalos me mjeshtri realitetin e sotëm shqiptar.

Aplini, një 12 vjeçar i ardhur nga një zonë rurale në kryeqytet. është në qendër të historisë.

Por kush janë gënjeshtarët e vengjël?

Këtë përgjigje do ta marrin vetëm ata që do të lexojnë librin.

Kongoli: Mos më pyesni për përmbajtjen. Kush të bëhet kureshtar të shkojë dhe të marrë librin dhe ta lexojë. Nuk dëshiroj të shpjegoj librat e mi.

Romani i Mjeshtrit Kongoli mori vlerësimët më të larta në panarin e Fierit ku u paraqitën mbi 5000 tituj librash, 1200 nga të cilët të rinj.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.