Emri/Bindja Demokratike nxjerr kandidatin në Kukës, i akuzuar si person me rekorde kriminale

0

Gjate ditës së djeshme është rregjistruar për bindjen demokratike në Kukës Abedin Oruci. Po kush është  kandidati i  “Bindjes Demokratike ” Abedin Oruci?

Ai ka qene edhe ish-kryetari socialist i Komunes së Kolshit në Kukës.

PD e denoncoi kete  zgjedhje pasi sipas saj “Edi Rama ka dërguar në krye të këshillit të qarkut të Kukësit, një person me të shkuar problematike”.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se “Oruci është personazh i kronikave të zeza, mjafton të fusni në google emrin e tij për të parë sa të pasur e ka CV-në, dhe pikërisht për shkak të aktiviteteve të paaligjshme u shkarkua nga qeveria e mëparshme nga detyra e kryetarit të komunës Kolsh”.

Po ashtu PD e akuzon Abedin Oruçin se ushtroi edhe dhunë ndaj sekretarit të këshillit të market, e po ashtu, mori me dhunë zyrën e kreut të këshillit të qarkut, pas një mbledhjeje të paligjshme.

Kryetari i Komunes Kolsh, Abedin Oruçi, akuzohet se në tetor të viti 2011 ka hapur zjarr me pistoletë ndaj turmes se njerezve qe protestonin per një minierë të hekur-nikelit në Mamëz.

Oruci është shkarkuar dy herë nga Kryeministri Berisha si kryetar komune por dy here është rikthyer nga gjykata.

Abedin Oruçi është ndaluar edhe në Prizren në korrik 2008 me akuzë për përfshirje në trafiqe por edhe atje është liruar nga gjykata e qytetit gjë që solli edhe shkarkimin e tij te menjehershem ne Shqiperi. Për këtë rast Kryeministri Berisha ndërmori shkarkim të mënjehershëm, por pak kohë më vonë Gjykata e Kushtetuese e ktheu në punë.

Në janar të 2010 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e kallëzoi penalisht kryetarin e Komunës Kolsh, Qarku Kukës, Abedin Oruçi, për fshehje të pasurisë në shifrat mbi 30 milionë lekë të reja. Oruçi, kishte fshehur në deklarim: 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Sërish është shkarkuar nga detyra me një vendim të kryeministrit të atëhershëm Berisha, por sërish Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në punë.

Në vitin 2015 zgjidhet kryetar qarku në Kukës mes akuzash nga Partia Demokratike për blerje votash,vetë Partia Demokratike e ka akuzuar dhe si person me rekorde kriminale.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në google për ta parë  se cfarë flitet për të:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.