10 gjëra që nuk duhet t’i vendosni kurrë në profilin tuaj në Linkedin!

0

Platforma Linkedin është një rrjet profesionistësh nëpërmjet të cilit mund të sigurosh kontaktet e duhura për mundësi punësimi.

Megjithatë, jo shumë persona arrijnë të ndërtojnë një profil të saktë me të cilin mund të thithin oferta të mira pune.

Më poshtë gjenden 10 këshilla që ju tregojnë se çarë nuk duhet të bëni kurrë në profilin tuaj në Linkedin, për të pasur një profil sa më tërheqës për punëdhënësit.

-Mos bëni kritika ndaj personave, organizatave, entiteteve ose grupeve të ndryshme biznesi.

-Mos vendosni fotografi, imazhe ose video të papërshtatshme që mund të ofendojnë dikë.

-Mos shprehni bindje politike apo fetare që mund të cenojnë integritetin tuaj si individ, apo të tjerëve.

-Nuk duhet të paraqisni mendime lidhur me produkte të ofruara nga kompani të ndryshme në treg.

-Fotoja e profilit në rrjetin tuaj Linkedin duhet të jetë serioze. Jo domosdoshmërisht duhet të shfaqeni të veshur me kostum, megjithatë duhet t’i lejoni çdokujt që po e shikon foton tuaj t’iu imagjinoj se si mund të dukeni ju në një pozicion pune.

-Tekstet që ju shkruani nuk duhet të përmbajnë gabime drejtshkrimore ose gabime logjike.

-Nuk duhet të shfaqni ndonjë informacion konfidencial lidhur me punonjësit tuaj të mëparshëm (sikurse mund të jenë të dhënat e shitjeve, fitimet etj).

-Duhet të shmangi vendosjen e fotografive që ju shfaqin jo-profesional. Megjithatë duhet të siguroheni gjithashtu që të mos shfaqeni si një person i mërzitshëm dhe pedant

-Mos harroni se në profilin tuaj personal në Linkedin shfaqen dhe komentet që ju bëni në profilet e të tjerëve. Kështu që jini gjithmonë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në komentet që i lini të tjerë.

-Së fundmi, mos jepni kurrë detaje private për veten ose cilindo tjetër në profilin tuaj Linkedin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.