Anarkistët sulmojnë rezidencën e ambasadorit të SHBA në Athinë

0

Anarkistët e grupit “Ruvikona” sulmuan me bojëra dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë, sot rreth orës 04:00. Sulmi përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje. Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.

Loading...

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.