FOTOLAJM/ Shqiptarët duan të ikin si në vitin 1990, ja ç’po ndodh tek ambasada e Gjermanisë

0

Nëse sot do të hapësh dyert dhe t’u ofrosh azil qytetarëve shqiptarë pjesa dërrmuese e tyre është e sigurt që do të ikin. Tregues i këtij konkluzioni është numri i lartë i azilkërkuesve në Europë nga shqiptarët që krahasohen me sirianët e dalë nga lufta, numri i lartë i aplikantëve për lotarinë amerikane  prej 367 mijë shqiptarët që kërkonin të largoheshin nga vendi si pasojë e varfërisë së madhe dhe çfarë është më kryesorja vrasjes së shpresës për një të ardhme të mirë. Veç kësaj çdo ditë ambasadat e vendeve perëndimore mësyhen nga mijëra shqiptarë në kërkim të një kontrate pune.

Pas ‘dështimit’ me Lotarinë Amerikane, duket se shumë qytetaret po shfrytëzojnë të gjitha mënyrat ligjore për t’u larguar dhe për të gjetur punë jashtë vendit.

Loading...

Agjencia fotografike LSA, ka realizuar sot disa shkrepje pranë Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Siç shihet nga fotot, shumë të rinj, por edhe mosha të ndryshme janë në radhë duke pritur me dosje aplikimet për punë në Gjermani.

Këto imazhe të kthejnë në kujtesë radhët e gjata në ambasada, kur shqiptarët prisnin për të marrë vizën për të udhëtuar jashtë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.