Molotov në protestën e 25 majit? Basha: Mos prisni të jem komandat i zemërimit popullor

0

Si i përgjigjet Basha pyetjes nëse 25 maji do të jetë një protestë me Molotov. Apo

Pyetje: Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha?

Lulzim Basha: Ambrozia, ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti I baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, I vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve I ka helmuar me gaz Edi Rama apo I fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.