Deklarata e fortë e shkrimtarit: Rama po qeveris me 100 ujqër që s’kanë të ngopur me gjakun e popullit

0

Shkrimtari i njohur Zija Çela deklaroi gjatë një interviste për Adi Krastën se “Rama po qeveris me 100 ujqër që nuk kanë të ngopur jo me delet, por me gjakun e shqiptarëve”. Kjo është një nga deklaratat më të forta të një intelektuali dhe shkrimtari ndaj Ramës.

“Vendimmarrja është sot, problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele. Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen.

Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi”, u shpreh ai.

Nuk do të ketë përplasje civile

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisionin “A shoë” të gazetarit Adi Krasta tha se, ka dëgjuar analistë që flasin për përplasje civile, por nuk e beson këtë tezë, zemra nuk ia do të ketë dhe beson se nuk do të ketë turbullira.

“Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë.

Unë si shkrimtar nuk më lejohet të mbajë anë, nuk më lejohet të deformoj, se më dënon Zoti, më deformohet arti, më shkatërrohet shpirti artistik. Këta liderë që kemi janë shkatërrues, fërkohen, nuk duan që ata të jenë poshtë, por lart. Këto fërkime, këto përplasje sjellin mizerje, pasoja, tmerre, tërmete.

Ka analistë që parashikojnë luftë civile. Por unë uroj që mos ketë, zemra ime thotë mos të ketë dhe nuk ka faktor që të ketë. Ndodhi në vitin 1997, por nuk e besoj të ndodhë dhe do ishte katastrofë për shqiptarët që të ndodhë ndonjë përleshje, por besoj se nuk do ta lejojnë, nuk do të lejohet e nuk do ndodhë”, tha Zija Çela.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.