Presidenti i Malit të Zi kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi për ndryshimin e kufijve

0

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukakoviq, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase “Dnevne Novine”, ai ka dhënë dy arsye për këtë qëndrim.

“Janë dy arsye për rezervën time. Marrë parasysh që demarkimi pashmangshëm do të perceptohej dhe interpretohej me arsyet etnike (serbët në Serbi, e shqiptarët në Kosovë), kjo gjithsesi se nuk do t’i kontribuonte idesë emanciupese të demokracisë multietnike, të cilën duam ta zhvillojmë në Ballkan”, ka thënë Gjukanoviq, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dhe arsyeja e dytë: në çka e bazojmë besimin se një zgjidhje e tillë nuk do të shkaktonte iniciativa zinxhirore për zgjidhje të çështjeve të tjera të hapura, jo vetëm në Ballkan? Cilat janë garancitë për këtë?”

Në intervistë, Gjukanoviq ka thënë se është shumë mirë që është vendosur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se nuk është mirë që ndërkohë ai dialog është futur në rrugë qorre.

“E di sa i vjetër dhe kompleks është problemi i marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe mosmarrëveshjeve në relacionin Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdohet dhe të përmbyllet suksesshëm “me një qasje të arsyeshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.