Pranoi mandatin e deputetit në Vlorë, PEISH njofton vetëpërjashtimin e Ervin Meços

0

PEISH prej marsit të vitit 2017 i është bashkuar me vendim politik e me vullnet të lirë Koalicionit Opozitar dhe Aleancës me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.
Ne si PEISH kemi firmosur gjithashtu edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit opozitar me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Vendimet politike të PEISH janë të detyrueshme për çdo anëtar dhe drejtues të PEISH-it. Kush shkel apo refuzon zbatimin e vendimeve politike të PEISH-it, humbet automatikisht anëtarësinë në parti e për rrjedhojë edhe çdo funksion a të drejtë në Partinë tonë. Sikurse e kemi ndjekur, ditën e enjte është betuar duke marë mandatin e deputetit nga lista vijuese e PD, ish – Sekretari i Përgjithshëm i PEISH z. Ervis Meço. Qytetari Ervis Meço ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me vendimet dhe vullnetin e tij personal politik, por kurrësesi nuk mund të gëzojë më asnjë të drejtë në PEISH duke qenë se ai ka humbur tashmë automatikisht anëtarësimin e tij dhe çdo funksion brenda PEISH. Deputeti i listës vijuese të PD Ervis Meço nuk mundet, nuk duhet dhe nuk do ta përfaqësojë në Kuvend e askund siglën dhe përfaqësinë e PEISH. Ai tashmë është një qytetar i lirë, jo anëtar e as drejtues e asgjë në PEISH. Vetëpërjashtimi i tij është edhe fundi i marrëdhënies së tij politike me PEISH.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.