OSBE: Zhvillimet politike thellojnë krizën në Shqipëri. Të respektohen institucionet e vendimet, të gjendet zgjidhje

0

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçák shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore.

Lajcak u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.

Loading...

Ai theksoi pritshmëritë e tij që udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.

Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqëndrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishme.

foto galeri

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.