Si të parandaloni njollat e diellit me ndihmën e maskës natyrale

0

Në stinën e pranverës dhe të verës dielli është mjaft i rrezikshëm për krijimin e njollave në fytyrë. Në këtë periudhë të vitit është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën më shumë se në çdo periudhë tjetër. Këtë mund ta bëni pa kosto dhe pa kohë të gjatë duke përgatitur një maskë të thjeshtë me lule shtogu.

Shtogu është në kohën që lulëzon në këtë periudhë. Është mjaft e njohur si bimë dhe me aromë shumë të mirë (emri latin Sambucus Nigra). Lulet me ngjyrë të bardhë lëshojnë disa kokrra të cilat kanë jo vetëm vlera kurative, por edhe vlera estetike.

Maska ideale për në darkë:

Sasi të barabartë lule zambaku dhe lule shtogu shtypi dhe përzieji me mjaltë në një enë. Masën e përftuar, aplikoje në fytyrë (më shumë në zonat ku bëhesh me njolla). Mbaje për 20-25 minuta dhe më pas shpëlaje. Kjo maskë shërben edhe për pikat e zeza të fytyrës.

Një tjetër maskë është me patatet e ziera, të cilat pasi i ke qëruar dhe i ke shtypur, hidhu pak qumësht. Përzieji mirë derisa të përfitosh një lloj pureje. Lyeje fytyrën çdo mbrëmje dhe mbaje për 30 minuta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.