Meta anuloi 30 qershorin/Kamikazet e Ramës në KQZ vazhdojnë shkeljen e Kushtetutës

0

Nën urdhrin e Edi Ramës, katër anëtarë të KQZ-së vazhdojnë të shkelin me dy këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta i datës 9 qershor 2019, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është botuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi, por për Denar Bibën, Bledar Skënderin, Edlira Jorgaqin dhe Rezarta Bitrin, ‘kushtetutë’ është urdhri i Edi Ramës.

Loading...

Këta anëtarë të KQZ-së kanë vendosur që sot të thirrin mbledhje për të vazhduar shkeljet ligjore.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së Klemend Zguri është shprehur në mbledhjen e datës 9 qershor 2019 se dekreti i Presidentit Ilir Meta vetëm duhet të zbatohet, pasi ky institucion nuk ka asnjë tagër për ta gjykuar apo interpretuar këtë vendim.

Më poshtë njoftimi i KQZ-së pwr mbledhjen e sotme:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores ‘Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

1. ‘Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

2. ‘Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

4. ‘Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

5. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019’.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.