Babai hero i luftës së Kosovës, Arnisa Morina diplomohet si avokate në universitetin prestigjioz kanadez

0

Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, një prej heronjve të luftës së Kosovës në vitin 1999, e cila sot u diplomua si avokate në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School”.

Ajo ishte vetëm 3-vjeçare kur paramilitarët serbë i vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës dhe ky moment shërbeu për t’i bërë premtimin se një ditë do të bëhej avokate e të drejtave të kosovarëve ndaj çdo padrejtësie të kryer ndaj tyre.

Loading...

Arnisa Morina thotë se realizoi premtimin e bërë, kur i ati dha jetën për Kosovën.

“BABË, u kry, ashtu siç të premtova. Të don shumë vajza, Bija jote e vogël, avokatja. Nëse do të ishit këtu me mua sot, babi, unë do të kisha parë sytë tuaj të ndriçonin me krenari, sepse vajza jote e vogël u diplomua sot nga shkolla e drejtësisë dhe është bërë Avokate. Unë nuk u dorëzova asnjëherë babi, sepse në venat e mia rrjedh gjaku e heronjve të mi”, -rrëfen ajo.

Vetëm disa ditë më parë, Konsullata e Kosovës në Toronto zhvilloi një aktivitet në kujtim të 20-vjetorit nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë në ambientet e Parlamentit të Ontarios në Queen’s Park, ku përveç Vasfije Krasniqi Goodman (viktimë e luftës dhe themeluese e “Justice for all”, deputetes kosovare Mimoza Kusari Lila, mbajti fjalën e saj edhe Arnisa Morina.

Historia e Morinës është bërë e njohur gjithashtu edhe nga prestigjiozja “Dream Refugee” .

Për komunitetin shqiptar Arnisa është një emër i njohur, sepse jep kontributin e saj për Albanian Excellence Society (ACE).

Gepostet von Arnisa M. Morina am Freitag, 21. Juni 2019

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.