Turpërohet Erdogan, rezultatet tregojnë humbje më të thellë se e para në Stamboll

0

Partia e Rexhep Taip Erdogan pavarësisht se bëri shumë bujë për parregullësi në zgjedhjet e para që ishin mbajtur me 31 mars të këtij viti, përsëri ka humbur madje me rezultat edhe më të thellë, transmeton.

Në zgjedhjet e marsit, kandidati nga partia AKP e Erdogan Binali Yildrim, kishte humbur me një diferencë me vetëm prej 14 mijë votave.

Loading...

Por kësaj rradhe, përkundër bujës së madhe që ishte bërë për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, AKP e Erdogan u turpërua. Diferenca tani për tani është 777 mijë vota derisa mbi 90% e votave janë numëruar.

Kundërshtari i Yildrim, Ekrem Imamoglu, kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit dhe i kishte quajtur përsëritjen e zgjedhjeve si të orkestruar. Ai gjithsesi kishte parashikuar një fitore bindëse.

Më herët Yidlrim i ka uruar edhe zyrtarisht fitoren për Stambollin kundërshtarit të tij Imamoglu

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.