Dosja 339/Prokuroria merr dëshminë e kreut të Hekurudhës Durrës

0

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë, në kuadër të dosjes 339.

Në përgjimet e Bild, Dyrmishi u dëgjua teksa fliste me Astrit Avdylin, ish i dënuar për vrasje, ndërsa biseda e përgjuar rezulton në periudhën kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Burime të besuara thanë se javën e kaluar organi i akuzës ka marrë në pyetje 9 zyrtarë.

Loading...

Javën e kaluar prokuroria për krime të rënda mori dëshminë e deputetit të PS, Ilir Ndraxhi emri i të cilit lakohet gjithashtu në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD. Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.