EMRAT/ Ndalohen nga policia greke, zhduken dy 19 vjeçarë shqiptarë

0

Dy shqiptarë janë zhdukur pasi janë ndaluar nga policia greke.

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria shkruan:
Lajmin ja kanë bërë pak çaste më parë të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, ku para 20 ditësh së bashku me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.

Loading...

Dy djemtë të një moshe që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

 

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet ne prag te ditlindjes. Por…

 

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi.

Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur.

Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut për të cilën edhe e falënderojmë.

Theksojmë se numri i shqiptarëve te zhdukur shkon ne 74, ku ende nuk ka filluar asnjë hetim.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.