VIDEO/Dibër, dëshmia rrënqethëse e Korab Shehit: Si na dhunoi policia gratë dhe fëmijët

0

Dëshmia e qytetarit Korab Shehi, i cili tregon dhunën e ushtruar nga policia gjatë natës në Dibër, me maska dhe me armë. Dhuna e policisë e cila provohet edhe nga pamjet filmike, nuk ka kursyer edhe gratë dhe fëmijët.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë I kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj I ra të fikët në rrugë, ndërsa djali I kushëririt shkoi të marrë makinën, policët I thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse I ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë future dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”

Loading...

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.