Portreti/Ylli shqiptar që ka fituar edhe zemrat e suedezëve

0

Nga Arben Vata/

Femrat shqiptare në botë nuk janë të suksesshme vetëm në muzikë, art, politikë e biznes, por edhe në sport. Një përfaqësuese e denjë e tyre është Kosovare Asllani, futbollistja më e mirë e momentit në Suedi. Kombëtarja suedeze arriti së fundi një rezultat të shkëlqyer në kampionatin botëror për femra në Francë, duke zënë vendin e 3-të në këtë turne, por shkëlqimin më të madh ia dha ylli i këtij ekipi, shqiptarja e Kosovës, Kosovare Asllani. Me lojën e saj në shërbim të ekipit, driblimet, gjuajtjet në portë, pasimet për gol, golat, zgjuarsinë dhe vendosmërinë për fitore duke, ajo ishte përcaktuese për suksesin e Suedezëve në këtë kompetecion.

Loading...

Kosovarja ishte truri dhe motorri i ekipit, çka e tregoi me vendosmërinë e saj për të dhënë gjithçka në fushën e blertë. Heroina shqiptare “la shpirtin në fushë” në ndeshjen kundër Hollandës, duke u larguar nga fusha në sekondat e fundit pas një dëmtimi serioz në kokë të mërkurën në mbrëmje. I gjithë opinioni publik dhe ai sportiv, lutej për shëndetin e saj, ndërsa 72 orë më pas, pavarësisht kundërshtisë së mjekëve, Asllani zbriti në fushë kundër Anglisë, duke shënuar golin e parë. Kush tjetër veç kësaj vajze do ta bënte këtë?

Për shkak të lojës së saj spektakolare dhe vendosmërisë për të dhënë gjithçka në fushën e blertë, Kosovarja është kthyer me kohë në idhull sportiv për suedezët.

Ja disa fakte për karrierën sportive të Asllanit:

Image

-Sivjet ajo ishte përcaktuese në fitoren e medaljes së bronxtë, ndaj media vendase e trajton si një ikonë sportive.

-Me golat e saj, u bë golshënuesja më e mirë për Suedezët në këtë turne.

-Pak javë përpara kampionatit, portreti i saj futbollistik u gdhend në statujë.

-Kosovarja është shpallur futbollistja më e mirë femër në Suedi në vitin 2017.

-Ajo është shpallur gjithashtu në mesin e 12 të rinjve më të suksesshëm në Suedi.

-Prej 12 vitesh ka luajtur në ligat profesioniste në Suedi, SHBA, Angli e Francë (Man City e PSG).

– Per ekipin e parë të Suedisë luan prej vitit 2008 dhe ka shënuar mbi 30 gola, duke luajtur mbi 100 ndeshje.

Image

-Si një përfaqësuese e denjë e vajzave tona, ajo është renditur në 10 futbollistet më të bukura. -Dhe qershia mbi tortë, Kosovarja nuk lë rast pa treguar rrënjët e saj. Edhe pse ka lindur në Suedi në vitin 1989, Kosovarja feston duke bërë shqiponjën, edhe pse UEFA e ka dënuar për këtë.

Kjo është pra vajza shqiptare, për të cilën janë krenarë shqiptarët dhe suedezët. Është rasti që ambasadat tona të promovojnë raste e shembuj të tillë për të treguar imazhin me të cilin duhet të prezantohemi dhe përfaqësohemi në botë. Kosovarja është një nga ambasadorët më të shkëlqyer të imazhit shqiptar.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.