Zgjedhjet në Greqi, ja shqiptarët që duan të marrin mandatin e deputetit

0

Këtë të diel qytetarët grekë votojnë për qeverinë e re, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje kandidojnë edhe qytetarë shqiptarë që duan të marrin mandatin e deputetit, ndërkohë që mbi 150 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë kanë të drejtë vote.

 

Loading...

Por cilët janë  5 shqiptarët që kandidojnë për deputetë?

Jorgos Trihas-Kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës. Me origjinë nga Saranda, Jorgos Trihas ka kryer fakultetin e infermierisë dhe më pas studimet e larta për menaxhim biznesi. Ka një veprimtari energjike për integrimin e homogjenëve dhe të riatdhesuarve. Ka shërbyer si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Jashtme. Është anëtar i sekretariatit të SYRIZA-s për homogjenët, bën të ditur “Tribuna-news”.

Anxhela Filo- Kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e partë të Selanikut. U lind e u rrit në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 prindërit e saj emigruan në Greqi dhe u vendosën në qytetin e Selanikut. E diplomuar si Inxhiniere Topografe ka punuar në sektorin privat dhe sot ka zyrën e saj private si sipërmarrëse. Prej viti 2011 është kryetare e organizatës Omonoia në Degën e Selanikut dhe anëtare aktive e partisë Nea Dimokratia, në degën e Maqedonia-Thrakës, në sektorin për çështje të Ballkanit dhe në atë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Fatos Malaj- kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës. U lind në Delvinë dhe emigroi në Greqi në 1997, ku jeton dhe punon. Që në momentin e parë u aktivizua energjikisht për të drejtat e emigrantëve, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke. Është ndërmjetës ndërkulturor i certifikuar në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve në administratën e decentralizuar të Atikës. Është kryetar i “Arogji – Përkrahja”, një organizatë joqeveritare, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është anëtar i departamentit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracionit në partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Eda Gemi- Kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës. Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe. Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës. Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.

Kristos Ducis- Kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon) Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Ka punuar si mësues në rrethin e Tepelenës. Ka shërbyer në poste drejtuese në kooperativën bujqësore të Dropullit të Sipërm dhe në qytetin e Gjirokastrës. Në 1991 emigroi familjarisht në Greqi.Në 1993 u zgjodh kryetar i shoqatës “Digenis Akritas”. Në periudhën 1996-2005 ishte president i federatës “Shën Kozmai”, e cila nën drejtimin e zotit Duci ishte zëri përfaqësueses i homogjenëve nga Shqipëria dhe luftoi aktivisht e me rezultate konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në periudhën 2011-2015 ishte kryetar i Bashkisë së Dropullit të Sipërm.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.