OSBE godet Ramën per paketen anti-shpifje: AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit

0

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, publikoi sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Duke u ndalur te paketa antishpifje e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, OSBE vëren kompetencat e shtuara për AMA-n, duke theksuar se ky institucion nuk mund të vihet në rolin e Gjykatës, për të vënë gjoba dhe bllokuar artikuj në internet.

Loading...

 

“AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjyqësorit. AMA nuk mund të vendosë gjoba apo bllokime. Kjo masë duhet të zbatohet në raste shkeljesh të rënda. AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara. Pezullimi dhe bllokimi i botimeve në internet është masë ekstreme. Sikurse bllokimi i përkohshëm duhet të ushtrohet në raste të caktuara. AMA nuk duhet të vendosë gjoba për shkeljet e ligjit. Megjithatë, ka përmirësime të dukshme kundrejt versioneve të mëparshme. E nevojshme të respektohen standartet ndërkombëtare”, thuhet në analizën e Dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias.

“Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend“, thekson përfaqësuesi.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.