Xhelal Mziu përuron përfundimin e punimeve në rrugën “Mustafa Lita” 2.5 km, në Babrru-Kodër e Kuqe

0

Kryebashkiaku Mziu ka qënë i pranishëm në përurimin e punimeve në një ndër investimet themelore për vitin 2019 i planifikuar nga Bashkia Kamëz, ai i rrugës “Mustafa Lita” në Babrru-Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan.
Infrastruktura e kësaj rruge ka qene në kushte mizerabël, duke mos mundësuar lëvizjen normale qoftë për mjetet ashtu edhe për qytetarët e kësaj zone.
Rruga “Mustafa Lita” ka një gjatësinë prej 2420 metrash linear dhe një gjerësi prej 8 metrash, duke përfshirë të gjithë parametrat e një rruge me standarde bashkëkohore.
Asfaltimi i plotë i kësaj rruge ka bërë që të ndryshojë tërësisht pamja e infrastrukturës si dhe përmirësimi mjaft i ndjeshëm i mjedisit përreth.
Impakti i investimit është mjaft i ndjeshëm, pasi lidh në mënyrë organike lagjet e Njësisë Administrative Paskuqan me lagjen Bulçesh dhe duke rivitalizuar gjithë zonën që përfshin ky investim.
Nga ky investim madhor për vitin 2019 gjejnë vlerësimin e duhur më shume se 7500 familje që banojnë përgjatë gjithë segmentit, një shifër kjo që tregon vëmendjen që institucioni i Bashkisë i kryen shërbimet dhe investimet me një studim mjaft të qartë urban.
Sigurisht që investimi do të krijojë mjaft benifite, qoftë për ushtrimin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, por krijohet një mundësi e re për çeljen e bizneseve të reja duke pasur njëkohësisht edhe ndikim të drejtpërdrejtë në çeljen e vendeve të reja të punës.
Investimi në rrugën “Mustafa Lita” është financim 100% nga buxheti i Bashkisë Kamëz.
Kryebashkiaku Mziu ka qenë I shoqëruar gjatë përurimit të përfundimit të punimeve në rrugën “Mustafa Lita” nga shumë banorë të lagjes të cilët e kanë falenderuar z.Mziu për një punë të pakrahasueshme të realizuar kudo në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan.

 

Loading...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.