Opozita s’ka pushime, nis turin e takimeve në qytete. Ja ku do të jetë sot Lulzim Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do zhvillojë një sërë takimesh me qytetarët e qarkut të Shkodrës. Pas vendimit për të intensifikuar takimet me qytetarët edhe gjatë sezonit të verës, Basha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme ne qytetin e Koplikut.

“Kreu i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Loading...

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejen tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës”, bën të ditur Anton Kokaj.

Ndërkohë që axhenda e takimeve do vijojë edhe në orën 19:00 në qytetin e Shkodrës, ndërsa takimi do vijojë më pas në orën 20:00, takime me struktura dhe me qytetarët Vaut të Dejes.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.