S’ka qetësi për Ramën. Nesër protestë kundër rritjes së naftës, Agron Shehaj fton qytetarët: T’i bashkohemi…

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se taksa e re e naftës e paguar nga shqiptarët do të përfundojë në xhepat e miqve të kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për një skemë të njejtë si me koncesionin e “Rrugës së Kombit”, Shehaj i fton shqiptarët të protestojnë para kësaj situate. Sipas, ish-deputetit çmimi i naftës në Shqipëri duhet të ishte 150 lekë për litër.

Loading...

STATUSI I PLOTE

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.
Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë.
Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.
Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.