Detaje të reja nga vrasja e djeshme në Rrëshen, janë përdorur vrasës me pagesë

0

Pista e vrasjes së Armando Gjinit është për prishje të pazareve të drogës, si dhe probleme me grupin e  Met Kananit pasi ishte liruar brenda 72 orëve nga arrestimi në vitin 2018, dyshime si bashkëpunëtor i drejtësis.

Këto janë pistat kryesore që ka mundur të zbardhen deri më tani nga policia. Por mesa duket policia po punon edhe në një tjetër drejtim.

Loading...

Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, por të dyshuar janë personat që kanë pasur probleme më herët me familjen e të ndjerit.

Sipas burimeve, familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën.

Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e viktimës në Belgjikë.

Viktima rezulton person i arrestuar nga polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani.

Ekzekutimi i 48-vjeçarit, Gjini, duket se është kryer nga vrasës profesionistë, pasi vetëm një gabim i vogël mund ta kishte kthyer këtë ngjarje në përmasa edhe më tragjike. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjinit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.