Fotot e rralla/Kufoma e Marilyn Monroe-s, në morgun e Los Angeles-it

0

Në seritë e një dokumentari të ri janë publikuar pamje të kufomës së Marilyn Monroe-s. “The Death of Marilyn Monroe” përfshin një intervistë me djalin e personit që realizoi shkrepjet fotografike të ikonës së Hollywood-it, teksa kjo e fundit gjendej në morgun e Los Angeles-it. Fotografi mundi të futej brenda në morg duke u dhënë rojeve si ryshfet, disa shishe alkool.

Monroe u gjend e pajetë në shtratin e saj më 4 gusht 1962.

Loading...

Ndër dekada, vdekja e saj është shoqëruar me hije dyshime dhe teori nga më të ndryshmet. Një ditë pas ndarjes nga jeta, mjeku ligjor i zonës deklaroi asokohe se Marilyn kishte vdekur si pasojë e një mbidoze me antidepresantë.

Në vitin 1975, një revistë amerikane ngriti pikëpyetje mbi ngjarjen e bujshme duke shtruar tezën se vdekja e saj, s’kish’ qenë vetëvrasje. Ende sot nuk dihet nëse Marilyn u vra, apo e vranë!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.