Denoncon miku i Ramës: Korrupsioni 11 milionë euro me Pallatin e Drejtësisë!

0

Partia ‘Zgjidhja’ e drejtuar nga Koço Kokëdhima ia ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve të pavarur të hedhin dritë mbi një aferë të re korruptive prej 11 milionë eurosh të qeverisë, e cila ka tëjë me godinën “Poli i Drejtësisë”.

Sipas “Zgjidhjes”, ditën e djeshme mediat zbuluan një lojë të madhe që është bërë me tokën publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet qeverisë Rama dhe Dhomës së Avokatisë. Kjo aferë e realizuar pikërisht me godinën e quajtur “Poli i Drejtësisë”, ku do të instalohen institucionet që do të dalin pas Reformës në Drejtësi, duket se “njollos” që në lindje edhe këtë të fundit.

Loading...

Vetë godina ku do të vendosen SPAK dhe njësitë e tjera të drejtësisë së re, përbën një objekt të mundshëm hetimi për një aferë të madhe korruptive, sipas të gjitha gjasave.

Pikërisht për këtë skandal në horizont ka shkruar ditën e sotme, edhe gazetari i njohur Klodian Tomorri në faqen e tij në FB duke ngritur edhe disa pyetje retorike për qeverinë dhe Dhomën e Avokatisë. “Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit të Drejtësisë?

Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Avokatisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi Pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF dhe jo Institucion Publik.

Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar, sepse nuk është publik. Tani Pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e ble si zyra për institucionet e reja të drejtësisë.

Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro. Pra 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore.

1 – Kujt po i shkojnë paratë?

2 – Si do të përdoren ato?

3 – Pse u shkel vendimi i qeverisë, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit për pronën e falur?

4 – Me çfarë baze ligjore është blerë prona? Sepse ligji nuk e lejon qeverinë të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtëzuar vetëm me shpronësimet. Edhe këto me çmime të përcaktuara dhe vetëm kur përdoren për vepra publike që kanë rëndësi të veçantë.

Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si të dojë, sepse po të ishte ashtu buxheti i shtetit do të masakrohej nga pazaret. Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta.

Është biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt në publik. Boll më me institucione hibride, që ngrihen për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimtë”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Partia ‘Zgjidhja’ fton mediat dhe gazetarët e pavarur të ndriçojnë deri në fund këtë triller korruptiv të qeverisë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.