HomeAktualitetLIVE/Presidenti Ilir Meta para komisionit hetimor

LIVE/Presidenti Ilir Meta para komisionit hetimor

Advertismentspot_img

Ora 10: 06 Nis seanca e komisionit Hetimor.

Ora 09:48- Më se i përpiktë në orar. Në orën 09:48, Presidenti Ilir Meta doli nga Presidenca së bashku me zëdhënësin Tedi Blushi dhe këshilltarin e tij Bahri Shaqiri.

Pavarësisht interesit të medias, ai nuk pereferoi të bëjë komente, ndërsa e përshkoi rrugën me këmbë deri te Kryesia e Kuvendit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

RTV Ora do ta percjelle LIVE të gjithë seancën

Provat e presidentit 

Por ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij pritet të jetë fakti se sipas burimeve, Kreu i Shtetit do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.

Kjo është shkresa që kuvendi ka publikuar dhe ku shihet qartë se e vetmja pikë ku komisioni hetimor do të qëndrojë gjatë është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës së Shqipërisë .

Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë përfundimtar në vendimin e Komisionit Hetimor por duke se vendimmarrje e të cilit do të shkojë përtej 8 tetorit dhe ndoshta për arsye se Komisioni i Venecias në praktikën e tij vonon në përgjigje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular