HomeAktualitetYlli Manjani: Për mua, Ilir Meta nuk duhej të shkonte tek ai...

Ylli Manjani: Për mua, Ilir Meta nuk duhej të shkonte tek ai palo komision

Advertismentspot_img

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama”, ka dhënë opinionin e tij nëse duhet të shkojë apo jo Presidenti Ilir Meta në komisionin hetimor parlamentar, që është çështja mbizotëruese e politikës këtë të hënë.

“Po të ma dëgjonte këshillën, Ilir Meta nuk duhet të shkojë tek ai palo Komision Parlamentar, që ta marrin në pyetje Ulsillarët dhe bullarët e parlamentit monist, – thotë Manjani.

Në respekt të betimit Kushtetues, të detyrës së lartë të Presisentit të Republikës, të të gjithë konstatimeve anti kushtetuese që Ai i la bërë këtij parlamenti, por edhe për të mos shmangur vemendjen nga problemet kryesore që ka vendi, thjesht nuk duhet të shkojë tek ai farsë komision!

Ata vijnë vërdallë si pordha nëpër brekë, për t’u zvarritur në pushtet, ndaj nuk iu duhet dhënë kjo mundësi. Qelbën edhe Venecian me këtë budallallëk.

Vajtja atje e dobëson ndjeshëm rolin e Tij si President. Në njëfarë mënyre zhbën edhe ato qëndrime parimore korrekte që ka mbajtur në respekt të Kushtetutës. Le ta çojnë deri në fund budallëkun që kanë nisur! Pjesëmarrja në këtë proçes është thjesht pjesëmarrje në budallallëk. Unë kështu mendoj.”

Manjani vazhdon:

“Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare. Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje. Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular