ATA, NDERKOMBETARET…

0

Nga Lirim Nezha

Here here politika shqiptare na duket shume e sofistikuar,me nderhyrje nderkombetaresh e me influenca te pashmangshme amerikane dhe europiane,me lloj lloj teorish konspirative per nje vemendje te madhe ambasadoresh e nderhyrje sorosiane,teori qe me sa duket thuren qellimshem e po qellimshem percohen ne publik si per te krijuar idene se ne krye kemi koka te medha me te cilet merren fuqite e medha..
Kur befas,nje dite te bukur,Gramoz Ruci,nje non grata ne ShBA,na zgjidhet kryetar i parlamentit,praktikisht numri dy i shtetit.Ambasadori amerikan dhe te gjithe ambasadorwt heshtin dhe percjellin urimet e tyre te kortezise.
Nje dite te bukur,i shume perfoluri per korrupsion,Ilir Meta zgjidhet presidesnt,pra kreu i shtetit, e serish ambasadoret bejne ritualin e tyre te kortezise. Asnje reagim.
Asnje reagim as kur vettingun e kalon nje gjyqtar super i korruptuar dhe ngec ne rrjeten e tij nje me pak i korruptiar.(Te pa korruptuarit mungojne.)
Atehre zgjohemi dhe kuptojme se politika shqiptare eshte aq banale…dhe aspak e sofistikuar sic perpiqen te na i servirin.Atehere kuptojme se askujt,as Europes e as Amerikes nuk i plas se ti zgjedh te kesh ne krye te shtetit hajdute dhe kriminele.Askush nuk beri ze per Meten president,askush per Rucin kryeparlamentar…!Askush nga ambasadoret nuk foli.Dhe e dini pse?Eshte fare e thjeshte;ata jane perfaqesues te mire te interesave te vendeve te tyre.Kaq!
Atehere,shqiptare,zhgrryheuni ne baltovinen tuaj dhe lahuni kur te gjeni uje per t’u lare.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.