Banka e Austrisë: Brenda 5 viteve mund të zhduket Leku dhe të zëvendësohet me Euron

0

Një në tre shqiptarë beson se, në harkun e 5 viteve të ardhshëm, leku nuk do të jetë më monedha vendase. Sipas një anketimi të kryer nga Banka Qendrore e Austrisë një në tre shqiptarë beson se, në harkun e 5 viteve të ardhshëm, leku nuk do të jetë më monedha vendase. Gjithashtu sondazhi në fjalë tregon se, krahasuar me vitin 2014, optimizmi i shqiptarëve sa i përket integrimit tonë europian është rritur. Në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite, ishin sa gjysma e atyre që janë sot, vetëm 15%.

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se, në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën. Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se, euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme, raporton “Scan”. Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët. Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s`do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

Loading...

Por ajo që bie në sy ndjeshëm po të krahasojmë dy grafikët, është fakti se, optimizmi është rritur ndjeshëm, dhe mesa duket, kjo gjë lidhet ngushtë me perspektivën e integrimit europian të vendit tonë. Optimizmi i lartë i shqiptarëve për euron justifikon disi edhe shifrën tjetër të bërë publike nga Banka Qendrore e Austrisë, atë se, rreth 30% e shqiptarëve mbajnë euro cash, mesatarisht 200 euro për frymë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ato kandidate për t`u bërë pjesë e unionit, shqiptarët janë më optimistët në këtë drejtim.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.