“Mitrovica in Fest” bën publike shfaqjet pjesëmarrëse për edicionin e ri

0

Festivali Tradicional i Komedisë, shpall zyrtarisht emrat e artistëve dhe shfaqjeve pjesëmarrëse në Mitrovica in Fest, festival ky i cili do të mbahet në qytetin e Mitrovicës në Qendrën e Kulturës nga data 9-13 shtator 2019 

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë sjell pesë trupa teatrore, ndërkohë natën e parë e fillon me:

Loading...

9 shtator- Teatrin “Petro Marko” të Vlorës me shfaqjen “Sundimi i Gruas”

Autor: Miro Gavran

Regjia: Marigona Bekteshi – Ferati

Luajnë: Dori Çaushi, Artan Islami, Margent Çaushi, Seliana Dalipi

10 shtator- Teatri i Tetovës me shfaqjen “Jashtë bie borë”

Autor: Vincenzo Salemme

Regjia: Qëndrim Rijani

Ass. Regjisor: Fitim Selimi

Luajnë: Trimosh Ramadani, Petrit Neziri, Blerim Ismani, Muzafer Etemi

11 shtator- Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë me shfaqjen “Komedi e Kuqe”

Autore: Albana Muja

Regjisore: Kreshnike Osmani

Luajnë: Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava, Fisnik Istrefi

12 shtator- Teatri i Qytetit Preshevë me shfaqjen “Misteri”

Autor: Aldo De Benedeti

Regjia: Afeida Boriçi – Memeti

(ass. Gjelbrim Emini)

Luajnë: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli, Artan Ibishi

13 shtator- Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Shfaqja që shkon keq”

Autorë: Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis

Regjia: Ilir Bokshi.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani.

“Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 19:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Media, miq dhe dashamir të artit, ju presim për pesë netë rradhazi, në Mitrovicë të na bashkoheni, për të parë shfaqje/ komedi të cilat do ju bëjnë të qeshni pa fund dhe të bashkëndjeni me rrëfime komike nga autorë, regjisorë dhe aktor të dëshmuar”, thuhet në njoftim.

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja, Museum Pub, Missini sweets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.