“Mikja ime fëmijëri” e kënduar nga Isea Çili shpallet fituese e Junior Fest Albania 2019

0

“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019. Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit. Festivali u mbajt të dielën në mbrëmje në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Dashamirësit e muzikës për fëmijë ndoqën 18 krijime të interpretuesve nga 9-14 vjeç. Ata erdhën nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe jashtë saj.
Isea Çili me këngën “Mikja ime fëmijeri” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Gliwice të Polonisë. Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë.
RTSH do ta transmetojë Junior Fest Albania 2019 të mërkurën në orën 20.35.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.