“Ylli i Barcelonës, viktimë e një marrëzie braziliane prej 22.000 km”

0

“Viktimë e një marrëzie prej 22.000 km”. Kështu e ka përmbledhur katalanasja “Sport”, media shumë pranë Barcelonës, situatën e krijuar me Arthur, i cili duhet të paraqitet në Singapor për dy miqësoret e Brazilit. Më tej, në shkrim thuhet: “Për Barcelonën, asgjë nuk e justifikon faktin që në fillim të sezonit europian, kombëtarja e Brazilit ka planifikuar dy ndeshje miqësore, kundër Senegalit dhe Nigerisë. Sipas klubit katalanas, që mendon për brazilianët e vet, asgjë nuk do t’i kontribuojë as punës së trajnerit Tite. Kështu, Arthur Melo, titullar i trajnerit Valverde, duhet të përballet me një udhëtim nga Barcelona në Singapor e kthim, prej pothuajse 22.000 km., me çrregullimet që sjell deomos ky “fluturim” kaq i gjatë.

Edhe shtypi brazilian ka bërtitur deri në kupë të qiellit, duke thënë se kësi udhëtimesh të gjata dëmtojnë disa ekipe vendase, të cilët tashmë kanë hyrë në fazën vendimtare të “Brasileirao 2019”, një kompeticion që nuk ndalet për shkak të angazhimeve jozyrtare të “Canarinha”. Në këtë sens, Tite ka thirrur deri në tetë lojtarë, që luajnë në Brazil. Përtej fluturimit prej më shumë se 14 orësh, në rastin e Artur, ekziston rreziku i ndonjë dëmtimi, ndërsa duhet të kihen parasysh edhe vështirësitë klimatike. Në orarin e planifikuar për të dyja miqësoret, pritet një temperaturë rreth 30 gradë dhe një përqindje lagështie mbi 80%”.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.