Detajet/Arrestohen 3 shqiptarë, udhëtonin me 12 milion euro kokainë me vete

0

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Zvicër ndërsa po transportonin një sasi të konsiderueshme droge. Shqiptarët kishin me vete në momentin e arrestimit 12 kg kokainë me vlerë 12 milion euro.

Policia zvicerane nuk jep detaje lidhur mbi identitetin e shqiptarëve, ndërsa bëhet e ditur mosha e tyre 23, 29 dhe 39 vjeç.

Loading...

Trafikantët po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kur u ndaluan nga Policia. Droga u gjet gjatë kontrollit në makinën ku udhëtonte shqiptari 23 vjeçar të cilit iu gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar në makinë.

Në automjetin e dytë ku udhëtonin dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë.

Sipas mediave vendase dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.