Lanë fshatin për një jetë më të mirë, tre fëmijët përballen me bullizmin

0

13, 8 dhe 5 vjeç janë fëmijët të cilët tregojnë se si përjetojnë çdo ditë në ambientet e shkollës bullizmin.  Në një situatë të tillë shkolla u është kthyer në një ambient aspak të këndshëm ku nuk shkojnë me dëshirë. 

Bullizmi është një prej fenomeneve me të cilën përballen fëmijët të cilët shpërngulen nga fshati në qytet.

Loading...

Ky djalë është një nga viktimat e bullizmit. Ai është në klasë të shtatë, familja e tij u shpërngul nga zonat rurale drejt Tiranës për tu siguruar  fëmijëve mundësi më të mirë shkollimi dhe jetese. Por me fillimin e shkollës ky fëmijë u përball me bullizëm.

“Në fshat isha shumë mirë, ndërsa kur erdha këtu disa shokë më tallnin dhe nuk silleshin mirë me mua”

Emri i ngjallur i gjyshit, është një nga arsyet përse 13 vjeçari është vendosur përball fenomenit global të bullizimt.

“Më shanin nga emri dhe lloj lloj gjëra të ndryshme. Me vinte që mos vija në shkollë. Më thoshin që ti je bari dhe shkon ruan lopët”

Të njëjtën situatë kanë përjetuar edhe motrat e tij më të vogla, të cilat ndoshta fjalëpak, por arrijnë të përcjellin shumë mirë  se si janë ndjerë nga sjellja e bashkëmoshatarëve të tyre.

“Unë qaja se më mërzisnin shokët”

Në Raportin e komisioneres për të drejtat e njeriut në këshillin e Europës, Dunja Mijatovic thuhet se 1 ne 5 fëmijë janë viktima të bullizmit të shkollë.

Mjediset ku ndodh bullizmi janë klasat, të cilat zënë 28% të rasteve dhe oborri i shkollës me 25% në oborrin e shkollës.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.