Vrasja e 55-vjeçarit në Dukagjin, arrestohet kushëriri i tij, shoqërohen babai dhe vëllai, dyshohen si autorë të krimit

0

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj, një ditë më parë në Dukagjin

Në pranga ka rënë kushëriri i viktimës (djali i djalit të xhaxhait), si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Loading...

Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se ishte pikërisht ai me babanë dhe vëllanë, që lajmëruan dje se e gjetën të pajetë 55-vjeçarin.

Si ndodhi ngjarja:

55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat, për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”-thuhet në njoftimi e Policisë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.