Kreu i PD Greqi Fatmir Gjoçi: Gati t’i përgjigjemi PD për zgjedhjet e parakohshme. Ja marrëdhëniet me Nea Demoracia

0

INTERVISTA/Flet Kreu i deges se PD Greqi Fatmir Gjoçi

Si e konsideroni situatën politike në Shqipëri dhe me ca syri shihet ajo nga emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi?

Loading...

Situata politike në Shqipëri është katastrofike për faktin se nuk jemi vetëm në një krizë politike, por dhe ekonomike. Sot Shqipëria gjendet në pikën më të ultë të saj, jo vetëm në rrafshin e rritjes ekonomike por, dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Fakti që Shqipëria nuk mori negociatat është treguesi që qeveria Rama është e dështuar dhe se do të duhet shumë punë për të arritur standardet e kërkuara dhe plotësuar kërkesat e parashtruara nga Bundestagu gjerman si dhe vendet e tjera të BE.
Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, e përjetojnë atë në mënyrë të dyfishtë, pasi shikojnë një tjetër realitet në vendet ku jetojnë, dhe konkretisht në Greqi, ndërsa në vendin e tyre drejtoj mafia dhe krimi.
Emigrantët shqiptarë në Greqi janë kontribuuesit e rritjes ekonomike në Shqipëri për faktin sepse kontribuojnë për 30 vit radhazi për familjet e tyre si dhe në rritjen ekonomike të vendit. Prandaj, emigrantët shqiptarë kërkojnë që në Shqipëri të ketë ketë një qeverisje të përgjegjshme, kërkojnë standarde evropiane, si dhe vendi t’i bashkohet shumë shpejt familjes së madhe europiane.
Si e shikoni qeverisjen e djathtë të NEA Demokracia në Greqi. Sa ajo pritet ti jap zgjidhje problemeve brenda vendit dhe shqiptarët çfarë presin prej saj?
Nea Demokracia është një partia e djathtë që drejtohet nga Mitocaqis, një lider serioz, politikan brilant dhe që di të vë në zbatim politika konkrete të prekshme dhe rezultative për qytetarët në Greqi. Njëkohësisht kryeministri i Greqisë ka vënë në zbatim një plan masash që i japin zgjidhje shumë problematikave në lidhje me emigracionin. Qytetarët e Greqisë, por dhe emigrantët në tërësi kanë ndryshuar psikologjikisht duke parë që në Greqi me ardhjen e NEA Demokracia, është rritur punësimi, si dhe shpresa që vendi do të ec përpara. Pra, kryeministri Micotaqis, ka lëvizur mekanizmat e tij përkatës fal një programi serioz të forcës së tij politike të djathtë që Greqia jo vetëm të kapërcejë krizën, por dhe të ketë një stabilitet pozitiv, të ketë rritje ekonomike dhe konkurrojë bindshëm në Eurozonë.
Këta mekanizma kanë bërë të mundur që në 3-mujorin e parë të qeverisjes së Mitcotaqis në bashkëpunim me ndërkombëtarët në lidhje me biznesin, ka hapur dritën jeshile që Greqia të thithë sa më shumë investime të huaja. Ne si degë e PD në Greqi, kemi marrëdhënie mjaft të mira me NEA Demokracia. Kemi pasur projekt bashkëpunimi që kur kjo forcë politike ishte në opozitë duke dhënë maksimumin tonë dhe duke kontribuar me votën e mijëra emigrantëve që mbështetën Nea Demokracia në zgjedhje e parlamentare.  Sigurisht fal këtij bashkëpunimi ne paraqitur problematikat që kanë emigrantët në Greqi dhe Mitocaqis dhe drejtuesit e NEA DEMOKRACIA janë zotuar që do të shikohen pozitivisht problematikat me të cilat emigrantët si psh; çështja e nënshtetësisë, pensioneve, patentave, rinovimit të lejeve të qëndrimit etj, që emigrantët të ndihen të barabartë me qytetarët grekë.
Kriza politike në Shqipëri është shumë e thellë.  Si e gjykonim krizën politike në Shqipëri dhe a duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?
Kriza politike në Shqipëri është në gjendje të mjeruar duke e kapur në çdo aspekt, atë politike, ekonomike saqë ka ndikuar dukshëm tek çdo shqiptar. Në këto kushte, populli shqiptar, klasa politike duhet urgjent të gjejnë zgjidhje që kjo krizë të kapërcehet dhe vendi të kalojë këtë ngërç i cili ka prekur çdo hallkë të shoqërisë. Në një vend që cënohen të drejtat demokratike si; fjala e lirë, vota, e drejta për të protestuar, nuk funksionon drejtësia, shqiptarët drejtohen nga krimi i organizuar, njerëz të pashpresë që ikin çdo ditë, të cilët përballen me dhunën e pushtetit, e ngjashme me diktaturën moniste më të egër që kanë kaluar vendet e Europës Lindore, nuk ka rrugë tjetër veçse të shkojnë para kutive të votimit të lirë dhe tu garantohet vota që të zgjedhin atë që duan.
Në rast se kemi zgjedhje të parakohshme, sa besoni që PD do t’i fitojë këto zgjedhje dhe cili do jetë reagimi i faktorit shqiptarë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Greqi?
Besoj se Shqipëri së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme si i vetmi opsion i zgjidhjes së krizës politike që ka mbërthyer vendin. Ju siguroj që sapo klasa politike do të bie dakord për këtë datë zgjedhjesh dhe emigrantët në Greqi do të reagoje për të iu përgjigjur pozitivisht opozitës shqiptare për të shporrur këtë kastë politike nga pushteti e cila e ka çuar Shqipërinë në mjerim.
Sot Shqipërinë e qeverisë krimi i organizuar. Shqiptarët masivisht ndodhen në emigracion për faktin se shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin sepse nuk shohin shpresë, nuk respektohen nga qeveria dhe kjo ndikon negativisht për ta. Për sa kohë nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme ata janë skeptikë të vijnë të shkojnë tek kutitë e votimit, përderisa votën e tyre e dikton krimi i organizuar!.
Ne si emigrantë në Greqi, si dege e PD në Greqi jemi të mireorganizuar për të iu përgjigjur fuqishëm thirrjes për të ndryshuar Shqipërinë në rast se ky vullnet ekziston. Ju garantoj qe PD do te jetë fituese. Do të theksojë që është më mirë që emigrantët të votojnë aty ku punojnë  dhe jetojnë, por Edi Rama nuk e pranon këtë fakt sepse emigrantët i prishin balancat dhe krimi nuk e dikton dot votën e tyre.
Duke qenë se kjo qeveri e Rilindjes me Ramën kryeministër tashmë e dështuar në çdo fushë duke dashur të besoj që çdo shqiptar këtë gjë e beson, iu bëj thirrje emigrantëve jo vetëm në Greqi por kudo që ndodhen të bëjnë të mundur ndryshimin duke mbështetur PD dhe opozitën e bashkuar, kreun e PD Lulzim Basha si liderin e vetëm mundëson daljen e nga kriza të vendit, por dhe për të ndërtuar një shtet ku respektohet demokracia, të funksionojë gjithçka fal projekteve perëndimor të Bashës dhe Partisë Demokratike.
Unë besoj në zgjedhjet e parakohshme dhe në fitoren e padiskutueshme të PD. Lulzim Basha do të jetë kryeministri me profil perëndimor që presin shqiptarë. Ai do sjell ndryshimin total dhe shqiptarë do të ndihen zot në shtëpitë e tyre.

 

 

 

 

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.