E paragjykojnë për mbiemrin, qytetarja nuk gjen zgjidhje për ta ndryshuar

0

Disa gjëra nuk mund t’i zgjedhim dot në jetë , pasi ato na trashëgohen nga të parët. I tillë është edhe mbiemri.

Fëmijët e pasojnë nga prindërit, ndërsa një grua e martuar shpesh herë e merr nga bashkëshorti. Por është i çuditshëm fakti që edhe në vitin 2019-të ka ende njerëz të cilët të paragjykojnë pa arsye për shkak të asaj që mbiemri nënkupton.

Loading...

I tillë është rasti i familjes Matrapazi në Elbasan, të cilët për shkak të mbiemrit janë paragjykuar shpesh nga shoqëria.

Të lodhur nga kjo situatë dhe ofendimet pa arsye, Hamide Matrapazi nga Elbasani kërkon të ndryshojë mbiemrin e saj , një kërkesë kjo e fëmijëve të saj. Gruaja tregon arsyet e marrjes së vendimit për të ndryshuar mbiemrin. Dëshiron që të ketë një mbiemër pa nënkuptime negative dhe mendon se ai Selimi është i përshtatshëm për të.

Ka bërë kërkesë në institucionet shtetërore, por çuditërisht është hasur me faktin se kërkesën e saj duhet ta shpallë të paktën në dy botime gazetash. Ndaj znj. Hamide kërkon ndihmë në media.

I njohur me këtë fakt jashtë kameras Drejtori i Gjendjes Civile në Elbasan Behar Tashi bën me dije se është njohur me shqetësimet e znj Hamide.

Sipas tij në rastet kur mbiemri përmban element fyes , i interesuari në këtë rast Znj Hamide duhet t’i bëjë kërkesë fillimisht Gjendjes Civile, më pas bashkisë Elbasan dhe Prefekturës dhe kjo kërkesë më pas i delegohet drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ky është momenti thotë ai kur bëhet shpallja edhe në gazetë.

Ndonëse pranon anomalinë e ligjit shqiptar, thotë se në fund është komisioni i Drejtorisë së Përgjithshme që do të japë fjalën e fundit.

Znj Hamide i ka ndjekur të gjitha hapat dhe i fundit mbetej ai i publikimit në media, veçse jo në TV, por në gazetë.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.