Bashkëshortja dëgjoi krisma e doli, gjeti burrin të pajetë. Autorët e pritën viktimën dhe…Flasin familjarët

0

Dyshimet per prishjet e pazareve per drogen eshte pista kryesore ku po heton policia per vrasjen e Gjergj Krygjes nje dite me pare ne fshatin Sumë te Dukagjinit. 43 vjeçari dyshohet se ka qene i denuar ne Itali per lende narkotike dhe me pak se nje vit ka qe autoritetet italiane e kane depertuar ne Shqiperi. Policia pritet ti dergoje nje shkrese autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjes dhe depertimin e tij.

Po ashtu 43 vjeçari para afro 2 vitesh ka qene i shpallur ne kerkim ne Shqiperi i dyshuar si kultivues i lendeve narkotike ne zonen e Dukagjinit.

 

Loading...

Gjergj Krygja eshte vrare afer deres se shtepise ndersa te shtenat jane degjuar nga bashkeshortja e tij e cila ka dale menjehere por e ka gjetur te vdekur me kater plumba ne trup ndersa eshte qelluar me automatik kallashnikov nga nje largesi prej rreth 20 meter.

Mendohet se autoret e vrasjes e kane ruajtur viktimen dhe sapo e kane pare te vetem e kane qelluar. Dyshimet jane se autoret kane levizur ne kembe dhe jo me makine. Familjaret fillimisht kane kerkuar helikopter duke menduar se kishte mbetur i plagosur rende por ne pak minuta ka nderruar jete ne vendngjarje.

Policia eshte nisur serish sot drejt vendit te ngjarjes per te gjetur gezhojat e kater plumbave me te cilet eshte qelluar si dhe prova te tjera duke qene se nje dite me pare ka qene tejet e veshtire per shkak te kushteve atmosferike me reshje te dendura shiu.

Familjaret kane deklaruar se ata nuk e kane idene perse ka ndodhur kjo vrasje dhe jane shprehur se ne dijenine e tyre viktima nuk ka patur ndonje konflikt me kend. Gjergj Krygja kishte shkuar me familjen per te mbledhur prodhimet e dimrit ne Dukagjin sepse shtepine ku jeton e ka ne fshatin Shtoj te njesise Rrethina bashkia Shkoder. Policia vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje dhe identifikimin dhe gjetjen e autoreve.

Kjo eshte vrasja e dyte e ndodhur brenda pak koheve ne Dukagjin teksa ne 21 tetor u qellua shtetasi Lazer Arra ne fshatin Palaj te njesise Shosh ne Dukagjin por keto ngjarje nuk kane lidhje me njera-tjetren por kane ndodhur brenda nje kohe te shkurter duke tronditur Dukagjinin dhe qytetin e Shkodres. /PANORAMA

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.