Kosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve – Nisma e Fatmir Limajt jashtë parlamentit

0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të gjashtë tetorit në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike 29, Partia Demokratike e Kosovës 25 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 14, ndërsa 20 vende u takojnë partive politike nga radhët e pakicave kombëtare.

Jashtë parlamentit do të mbetet koalicioni i përbërë nga Nisma Social Demokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë. Udhëheqësit e këtij koalicioni kanë paralajmëruar se do të dërgojnë të gjithë procesin edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Loading...

Partitë politike kanë 24 orë afat për të paraqitur ankesat e tyre të mundshme të cilat duhet të zgjidhen në afat prej pesë ditësh. Në fund të këtij procesi bëhet certifikimi i zgjedhjeve pas të cilit ka një afat prej 30 ditësh për mbledhjen e parlamentit të ri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit sipas vëzhguesve vendas e ndërkombëtar, me gjithë parregullsitë kryesisht të trashëguara, ishin udhëhequr mirë dhe në mënyrë transparente në pjesën më të madhe të vendit.

Këto zgjedhje paraqesin edhe ndryshim të madh në skenën politike ku dy partitë që ishin në opozitë lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike dolën të parat.

Përfaqësues e të dyja subjekteve politike po zhvillojnë takime për të shqyrtuar mundësinë e përafrimit të programeve të tyre që do t’i hapte mundësi një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Megjithëse të dy subjektet janë dakorduar për bashkëqeverisje dhe po zhvillojnë takime në nivel grupesh punuese, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se takimet në nivel in e lartë politik do të mbahen pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.